P?rqafimi i Pap?s Fran?esku me Afrik?n
R.SH. - Vatikan
Sot në mbrëmje, në orën 18:30, Papa Françesku mbërrin në Maputo të Mozambikut, etapa e parë e udhëtimit të tij të 31-të apostolik ndërkombëtar, që më pas do ta çojë Atin e Shenjtë Bergoglio në Madagaskar dhe Mauritius. Në këtë video kujtojmë udhëtimet tjera të Papës në Afrikë.
Ipeshkvi i Tete-s, dioqezë e Mozambikut, etapë e parë e vizitës Apostolike, flet për atmosferën: “Të gjithë janë në pritje gazmore, plot gëzim e shpresë. Ati i Shenjtë do të vijë të përforcojë në fe një popull, që ecën në udhën e mirëkuptimit reciprok e të paqes”.
Takimet e para do të jenë vizita e mirësjelljes presidentit mozambikan, Filipe Nyusi dhe takimi me autoritetet, shoqërinë civile dhe trupin diplomatik. Më pas, takimi ndërfetar me të rinjtë dhe ai me ipeshkvijtë, priftërinjtë e rregulltarët, në katedralen e Zojës së Papërlyer, në Maputo.
Keshtu, Papa Françesku kthehet në Afrikë për të vizituar tre vende, pas etapës së vitit 2015 në Kenia, Ugandë e në Republikën Qendrafrikane. Tani Papa ndodhet në skajin jugor, në Mozmabik, Madagaskar e edhe në Ishujt Mauritius, ish-koloni skllevërish, sot parajsë turistësh. Tre kombe, ku Kisha katolike është ashtu si e dëshiron Françesku: “e varfër, ndërmjet të varfërve e në misionin e përhershëm të inkulturimit, soldaritetit, dialogut”.