N? Madagaskar, gjith?ka ?sht? gati p?r vizit?n e Pap?s
N? t? gjitha rrug?t e kryeqyteit Antananarivo shikon foto, flamuj, pankarta. T? gjitha, p?r t’i uruar mir?seardhjen Pap?s. Presidenti Rajoelin e ndjek personalisht organizimin e vizit?s, n? plan t? par? n? t? gjitha gazetat e vendit. P?r mesh?n e s? diel?s priten m? se 900 mij? vet?.
R. SH. - Vatikan
Fjala më tingëlluese, që lexohet në të katër anët, është “Tongasoa!”!. “Mirë se vjen!” e Papa, pa arritur ende, është tashmë në të gjitha skajet e vendit. Në foto, natyrisht! Pastaj të bie fort në sy edhe një figure e madhe e Zojës së Bekuar e një shtatore po aq e madhe e Nënës së Krishtit, që shikon mbi qytetin. Qytet i veçantë, që shtrihet mbi 12 kodra. I veçantë, edhe presidenti, i cili dje, gjatë gjithë ditës, mori pjesë në 11 takime për të përgatitur sa më mirë vizitën e Papës. Ndërsa kur u bë natë, shkoi të shikojë sheshin ku do të kremtohet mesha e ditës së dielë. Deshi të tregonte se presidenti e jeton i pari, e me gjithë zemër, këtë vizitë, që është ngjarje tejet e madhe për Madagaskarin!
06 shtator 2019, 14:38