杏MAP导航

K?rko

  Takimi nd?rfetar me t? rinjt? Takimi nd?rfetar me t? rinjt? 

Papa: t? rinjt?, t? r?nd?sish?m, sepse jan? e sotmja dhe e ardhmja

“A ka gj? m? t? r?nd?sishme p?r nj? bari, sesa t? rrij? me njer?zit e tij? T? takohet me t? rinjt?? Ju jeni t? r?nd?sish?m! Sepse nuk jeni vet?m ardhm?ria e Mozambikut, e Kish?s, e njer?zimit; ju jeni e sotmja. Me k?to fjal? iu drejtua Papa t? rinjve t? Mozambikut n? takimin nd?rfetar n? Pavillon Maxaquene t? Maputos.

R. SH. - Vatikan

“Gëzimi i të jetuarit është një nga karakteristikat tuaja më kryesore, siç mund të dëgjohet edhe këtu! Gëzimi, i jetuar bashkërisht e i kremtuar, që pajton e bëhet ilaçi më i mirë për t’i përgenjështruar të gjithë ata,  që duan  të përçajnë, të copëtojnë, të kundërvihen”.

Këto, fjalët e para drejtuar nga Papa të rinjve në festë, që e mbushnin atmosferën përplot me tinguj e këngë, gjatë takimit ndërfetar me ta, mbajtur në Stadiumin Maxaquene:

“Faleminderit që erdhët këtu, nga konfesione të ndryshme fetare. Faleminderit, që keni guximin për ta jetuar sfidën e paqes e për ta kremtuar të gjithë bashkë, si familje, duke përfshirë edhe ata që, ndonëse nuk i përkasin asnjë tradite fetare, erdhën për të marrë pjesë… Kështu   tregoni  se të gjithë jemi të nevojshëm”.

Më bëtë dy pyetje - u kujtoi të rinjve Papa.  – “Si duhet vepruar,  që ëndrrat e të rinjve të bëhen realitete” dhe “ si duhet të merren të rinjtë me zgjidhjen e problemeve, që shqetësojnë vendin?”. Ju vetë sot na e treguat udhën e na mësuat si t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve:

“Me art, me muzikë, me pasurinë kulturore, për të cilën folët me aq krenari…. Treguat një pjesë të ëndrrave tuaja e të realietetve tuaja;  në secilën nga këto shprehje, paraqiten mënyrat e ndryshme të dukjes në botë, për të soditur horizontet e pafundme”.

Ëndrrat mund të realizohen e problemet e vendit mund të zgjidhen, duke mos lejuar t’jua rrëmbejnë gëzimin:

“Mos pushoni së kënduari e s’u shprehuri ashtu si ju mëson gjithçka e  mirë, e mësuar nga traditat tuaja. Por, kujdes! Ruajuni nga disa sjellje, që i vrasin ëndrrat e shpresën: nga dorëzimi e ankthi! Janë armiq të   mëdhenj të jetës, sepse të nxisin të kërkosh udhët e lehta, udhët e disfatës. Kujdes, sepse kjo sjellje të bën të zgjedhësh rrugën e gabuar!”.

E di se një pjese të madhe prej jush i pëlqen futbolli - vijoi Papa - Kujtoj një lojtar të madh të këtyre trojeve, që diti të mos dorëzohet: Eusebio da Silva, “pantera e zezë”. Kushtet e vështira të jetës familjare dhe vdekja e parakoshme e të atit, nuk ia rrëmbyen ëndrrat; pasioni i tij për futbollin  e ndihmoi të ngulmonte, të ëndërronte, të shkonte gjithnjë përpara…. Duke shënuar 77 gola për rrjetin e klubit Maxaquene. E pra nuk i mungonin arsyet që të dështonte!

Ëndrra  e tij  e dëshira për të luajtur e nxitën të ecë gjithnjë përpara, duke gjetur edhe  shokun e duhur të lojës:

“Sot, të dashur miq – vijoi  Ati i Shenjtë - jeni  shembull e dëshmi, që tregon sesi duhet vepruar. Pikërisht ashtu si po bëni tani, duke qëndruar të bashkuar, larg çdo gjëje, që mund t’ju ndajë e duke kërkuar gjithnjë mundësitë e realizimit të ëndrrave, për një Vend më të mirë, gjithnjë së bashku!”.

Papa kujtoi më pas, një fjalë të urtë, që thotë: “Kur dëshiron të arrish shpejt, ec vetëm; kur dëshiron të arrish larg, shko në shoqëri” . Është fjala për të ëndërruar së bashku, siç po bëni sot! – u kujtoi të rinjve. Nëse gjërat më të bukura fitojnë pjekurinë me kohë e nëse diçka nuk të shkon për së mbari herën e parë, mos ki frikë. Provoje prap e prap! - vijoi t’i porosisë Papa të rinjtë, duke i këshilluar, më pas, të mos i harrojnë kurrë pleqtë, të cilët mund t’i ndihmojnë që ëndrrat e  tyre të mos ndryshken kurrë:

“Breznitë e kaluara kanë shumë për t’ju thënë, shumë për t’ju propozuar”.

Kjo, këshilla e Papës që u dha të rinjve, në festë rreth tij, pasuar nga një porosi e fundme:

“Më lejoni të shpreh edhe një mendim: të fundmin: Zoti ju do; e për këtë jemi të njëmendjeje të gjitha traditat fetare. Për Të, ti je i vërtet i çmuar, nuk je i pavlerë, ke shumë rëndësi për Të, sepse je vepër e duarve të Tija!”.

05 shtator 2019, 12:25