杏MAP导航

K?rko

 Papa me gazetar?t Papa me gazetar?t 

Gjat? fluturimit drejt Afrik?s, Papa k?rkon lutje p?r tragjedin? e Bahamas

N? shtegtimin drejt Maputos, Papa e p?rfundoi p?rsh?ndetjen tradicionale me gazetar?t e pranish?m n? avion, duke u k?rkuar lutje p?r viktimat e uraganit, q? goditi r?nd? Ishujt Bahamas. Pak m? p?rpara, urimi q? vizita t? ket? frytet e d?shiruara, e edhe nj? bised? e shkurt?r, gazmore me dekanin e vatikanist?ve, p?r t? ndryshuar pak?z atmosfer?n, q? do t? ngrysej nga lajmi i hidhur!

R. SH. - Vatikan

Papa shtegtonte drejt Afrikës, po një pjesë e zemrës së tij sot ishte  atje, pranë “periferisë” së fundit, afër njerëzve të Karaibeve, të tronditur thellë nga katastrofa e shkaktuar prej “Dorian Hurricane”. Para se të përfundonte përshëndetjet me gazetarët, Papa e mori përsëri në dorë mikrofonin, për t’i ftuar të gjithë  ata, që e shoqërojnë në shtegtim drejt Afrikës jugore, të luten së bashku me të. Françesku u njoftua për shkatërrimet lënë pas nga uragani, sidomos në Bahamas - lajme e pamje, që  flasin vetë për mijëra të pastrehë e të vdekur gjatë rrugëve, mbjellë me rrënoja. Janë njerëz të varfër - kujtoi me dhimbje të thellë Papa - që brenda një dite të vetme humbën gjithë ç’kishin ndërtuar një jetë të tërë: shtëpinë, gjithçka. Edhe jetën!

Këto, fjalët e Papës:

“Dëshiroj t’ju ftoj që, secili në zemër të vet, të thotë një lutje për viktimat  e uraganeve në Bahmas; janë njerëz të varfër, që papritur e pa kujtuar, humbën shtëpinë, humbën gjithçka, edhe jetën. Secili në zemër të vet të thotë një lutje për këta vëllezër e motra, që po vuajnë kaq shumë për shkak  të këtyre uraganeve në Bahamas. Faleminderit!”.

04 shtator 2019, 14:38