杏MAP导航

K?rko

Papa Fran?esku dhe jezuit?t e Mozambikut Papa Fran?esku dhe jezuit?t e Mozambikut 

Papa, n? bisedat me jezuit?t afrikan?: kam nevoj? p?r lutje

“?sht? e r?nd?sishme q? njer?zit t? luten p?r Pap?n dhe p?r ndjetet e tij t? lutjes. Papa tundohet, ?sht? tep?r i rrethuar: vet?m lutja e popullit t? tij mund ta ?liroj?”: k?shtu tha Ati i Shenjt? Fran?esku n? takimin me jezuit?t, gjat? udh?timit t? fundit n? Afrik? – Mozambik, Madagaskar e Mauricius.

R.SH. - Vatikan

“Ju kërkoj të luteni për mua”. Papa Françesku e thotë këtë frazë në fund të çdo takimi, qoftë audiencë, qoftë Engjëlli i Tënzot. Prej disa kohësh shton edhe fjalët: “Kam vërtet nevojë për këtë”. Një lloj “lëmoshe”, kjo kërkesë për lutje, siç e tha ai vetë në takimin me jezuitët, gjatë udhëtimit të fundit në Afrikë – në Mozambik, Madagaskar e Mauricius. Sivëllezërve të tij u shpjegoi edhe pse bën kështu: “Është e rëndësishme që njerëzit të luten për Papën dhe për ndjetet e tij të lutjes. Papa tundohet, është tepër i rrethuar: vetëm lutja e popullit të tij mund ta çlirojë”.

Bisedat me jezuitët afrikanë, në “La Civiltà Cattolica”

Këto fjalë të Atit të Shenjtë në takimin me dyer të mbyllura të jezuitëve, i publikon në revistën “La Civiltà Cattolica” (Qytetërimi Katolik), drejtori i saj, atë Antonio Spadaro. “Kur Pjetri ishte i burgosur – u tha Papa jezuitëve afrikanë – Kisha u lut pa pushim për të. Nëse Kisha lutet për Papën, ky është hir. Me të vërtetë – nënvizoi Françesku – e ndiej vazhdimisht nevojën për të lypur lutje”.

“Zjarri mik” kundër Papës

Rrëfim i vërtetë, ky i Atit të Shenjtë, që vë në dukje se Bergoglio është më se i vetëdijshëm për kundërshtitë, që ka brenda “shtëpisë” së vet. Reforma, këmbëngulja për një Kishë në dalje, lufta kundër privilegjeve, parapëlqimi për të fundmit e ndër ta, për emigrantët, e, tani, edhe Sinodi për Amazonën: të gjitha, terrene, në të cilat shpërthen i ashtuquajturi “zjarr mik”, pra, i njerëzve të vetë Kishës.

Papa rrëfehet çdo dy javë

Në bisedat me sivëllezërit jezuitë në Mozambik e në Madagaskar, Papa Françesku u besoi atyre edhe disa ndjenja personale: “Nuk ka asnjë lloj magjie në zgjedhjen time Papë. Konklavi nuk funksionon për hir të magjisë”. E shpjegoi edhe më tej: “Zgjedhja në fronin e shën Pjetrit nuk më ndryshoi me shkopin magjik, duke më bërë më pak mëkatar se më parë. Unë jam e mbetem mëkatar. Prandaj, rrëfehem çdo dy javë”.

Tematika 360 gradëshe

 Gjatë bisedave, Papa foli me jezuitët për tematika nga më të ndryshme, duke filluar nga ksenofobia e klerikalizmi e duke vijuar me kujdesin për klimën e me nevojën për të shmangur gjithmonë prozelitizmin, i cili – bëri shaka Ati i Shenjtë – është i mirë vetëm për t’i shkuar mbrapa skuadrës së futbollit. Gjithsesi, është më i përshtatshëm për botë të tjera, si ndërmarrjet tregtare, ose politika.

Identiteti i Kishës është të ungjillëzojë

         “Identiteti i Kishës – theksoi Papa – është të ungjillëzojë. Fatkeqësisht, jo vetëm nëpër sekte, por edhe në Kishën Katolike ka grupe fundamentaliste. Nënvizojnë prozelitizmin më shumë se ungjillëzimin”.

26 shtator 2019, 18:15