Mozambiku. Pas nj? muaji Papa do t? jet? n? nj? tok?, ku ndjehet fryma e pajtimit
R. SH. - Vatikan
“Shpresoj se kjo marrëveshje për paqen, që u nënshkrua, do të arrijë atje, ku janë realisht konfliktet. Në provincën e Kepit Delgado pati shkelje serioze, njerëz që humbën jetën… Nga ana tjetër, Mozambiku është vend me pasuri të mëdha, një arsye më shumë për zgjatjen e konfliktit”. Ky, komenti i motër Rita Zaninelli-t, prej dhjetra vitesh në vend që, pasi jetoi gjatë në veri, në provincën e Nampulës, prej disa muajsh u transferua në Beira, për shkak të emergjencës, shkaktuar nga ciklonet.
Vend i etur për drejtësi
Motër Rita u impenjua për një kohë të gjatë në Komisionin për Drejtësi e Paqe, në dioqezën e Nampulës: “Ishim shumë të angazhuar në përpjekjen për t’iu kundërvënë grabitjes së tokave, trafikut të njerëzve, dhunës familjare” - tregon - “Hodhëm farën, duke kërkuar të bëjmë sidomos një punë baze në bashkësi e duke qenë gjithnjë pranë njerëzve, në mbrojtjen e vlerave të paqes e të drejtësisë. Mendoj se të tjerët do t’i vjelin frytet”.
Përgatitja për arritjen e Papës
“Përfaqësuesit kishtarë janë mobilizuar të gjithë - shpjegon motër Rita - e në gjirin e bashkësisë ndjehet fort ndërgjegjësimi për rëndësinë e kësaj vizite”. Rregulltarja nuk e fsheh një farë trishtimi për faktin se nuk do të mund ta shikojë Papën në Beira: “E prisnim këtu, ëndërruam shumë për këtë. E edhe shpresuam se do të vinte në gjirin e kësaj popullsie të vënë në prova kaq të rënda. … megjithatë, nuk i kemi humbur të gjitha shpresat… Shpresojmë se do të na lërë një mesazh paqeje e pajtimi, për njerëz që kanë kaq shumë nevojë”.
Guximi i grave, kundër varfërisë
Motër Rita është thellësisht e prekur nga forca e grave mozambikane. “Shumë prej tyre nuk kanë më burra. U mungon shoku i jetës, babai i fëmijëve. Përballë shkretimit të vendit, kërkuan e kërkojnë të gjitha mjetet për të siguruar një copë bukë e një jetë dinjitoze për fëmijët. Në përgjithësi qyteti po jep prova qëndrueshmërie përballë goditjeve. Kur bie shi, hyjmë në lagjet më të varfëra, ku situata është më e trishtë, më dramatike, por karakteri i mozambikanëve është shumë i fortë. Mozambikani reziston, kërkon të rindërtojë, të rifillojë. Gjithnjë!”.