杏MAP导航

K?rko

杏MAP导航 Francis visits Romania 杏MAP导航 Francis visits Romania 

Papa n? Rumani: zhvillimi i ri nuk duhet t? diktohet nga pushteti i financ?s s? lart?

N? fjalimin e par? drejtuar Rumanis?, mbajtur n? Pallatin presidencial Cotroneci, Papa foli p?r zhvillimin e q?ndruesh?m t? vendit, p?r solidaritetin e bamir?sin? si dhe p?r sensibilizimin e t? gjitha forcave shoq?rore, civile e politike n? sh?rbim t? s? mir?s s? p?rbashk?t.

R. SH- Vatikan

Gëzohem, që erdha në tokën tuaj të bukur, njëzet vjet pas vizitës së Shën Gjon Palit II e ndërkohë që Rumania, për herë të parë pas hyrjes në Bashkimin Evropian - kryeson, në këtë semestër, Këshillin Evropian. Këto, fjalët e Papës, në takimin me autoritetet, shoqërinë civile e trupin diplomatik, gjatë të  cilit Papa  mbajti edhe fjalimin e parë:

“Çast i përshtatshëm ky, për t’i hedhur një sy këtyre tridhjetë vjetëve që kaloi Rumania, pasi u çlirua nga regjimi shtypës, që mohonte çdo liri civile e fetare dhe e  mbante vendin të izoluar nga vendet  tjera evropiane”.

Gjatë kësaj periudhe - vijoi Françesku - Rumania u përpoq të ndërtonte një projekt demokratik përmes plularizimit të forcave politike e shoqërore dhe dialogut të tyre reciprok, për njohjen e lirisë themelore fetare dhe përfshirjen e plotë të vendit në skenën më të gjere ndërkombëtare.

Më pas Papa i inkurajoi rumunët të vijojnë punën për konsolidimin e strukturave dhe të institucioneve të nevojshme jo vetëm për t’i dhënë përgjigje aspiratave të drejta të qytetarëve, por edhe  për t’i krijuar popullit kushtet, në të cilat të mund t’i vërë në jetë të gjitha fuqitë fizike e aftësitë mendore,  për të cilat është i aftë.

Françesku preku edhe plagën më të dhimbshme të vendit, atë të emigracionit:

“Mendoj në radhë të parë për fenomenin e emigacionit, që  i shtyn miliona njerëz të lënë shtëpinë e atdheun, për të kërkuar mundësi të reja pune e jete dinjitoze. E edhe për shkretimin e shumë fshatrave, që panë e vijojnë të shohin si niset, për të mos u kthyer më, një pjesë e mirë e banorëve. Gjë që ka pasoja të rënda mbi cilësinë e jetës në këto territore e që ndikon fuqimisht mbi ligështimin e rrënjëve tuaja më të pasura kulturore e shpirtërore, të cilat ju mbajtën në këmbë në udhën e gjatë të historisë suaj”.

Po ç’duhet bërë, për t’i dhënë fund një fenomeni kaq të trishtë, që rëndon tepër mbi të sotmen e të ardhmen e vendit:

“Për t’u bërë ballë problemeve të kësaj faze të re historike – nënvizoi Papa - për të gjetur rrugëzgjidhjet e nevojshme e edhe forcën për t’i zbatuar,  duhet të rritet vazhdimisht bashkëpunimi ndërmjet forcave politike, ekonomike, shoqërore e shpirtërore. Duhet ecur së bashku, sepse vetëm kështu mund të ndërtohet historia”.

E, me historinë, edhe harmonia, e cila krijon mundësitë për një ecje të sigurt drejt caqeve të përbashkëta:

“Në këtë mënyrë mund të ndërtohet një shoqëri gjithëpërfshirëse, ku  secili, duke vënë në dispozicion aftësitë e kompetencat e veta, me edukim cilësor e punë krijuese, pjesëmarrëse e solidare (cfr Esort.ap. Evangelii gaudium, 192) bëhet protagonist i së mirës së përbashkët; një shoqëri, në të cilën më të ligshtit, më të varfërit, më të fundmit, nuk shikohen si të padëshiruar, si pengesë për ecjen e ‘makinës’ përpara, por si qytetarë e vëllezër, për t’u përfshirë plotësisht në jetën civile”.

Duke vijuar të flasë për oganizimin e shoqërisë, Papa theksoi se sa më shumë ta ketë për zemër fatin e të fundmëve, aq më e qytetëruar bëhet:

“Duhet që e gjithë kjo të ketë një shpirt, një zemër e një drejtim të qartë, jo të imponuar nga forca të jashtme ose nga pushteti tepër i përhapur i qendrave të financës së lartë, por nga vetëdija se në zemër të jetës është njeriu, janë të drejtat e  tij të patjetërsueshme (cfr ibid, 203)”..

Njëherësh me kushtet materiale, duhet zhvilluar edhe, e sidomos, shpirti i popullit tuaj – theksoi Papa, për të nënvizuar se:

“Në këtë kuptim, Kishat e krishtera mund të ndihmojnë për të rigjetur e për të ushqyer zemrën pulsuese, për të bërë që prej saj të gurrojë veprimtaria politike e shoqërore, që niset nga dinjiteti i njeriut e nxit impenjimin, me drejtësi e bujari, për të mirën e përbashkët të kolektivitetit”.

E më pas, duke u ndaluar tek roli i Kishës katolike, Papa theksoi:

“Kisha katolike dëshiron të japë kontributin e saj për ndërtimin e shoqërisë,  dëshiron të jetë shenjë harmonie, shprese e uniteti  e të vihet në shërbim të dinjitetit të njeriut e të së mirës së përbashkët. Kisha katolike dëshiron të ecë së bashku me gjithë kombin e të vërë në shërbim të tij aftësitë dhe talentet e besimtarëve të saj”.  

Në përfundim Papa iu drejtua Presidentit të Rumanisë, me fjalët:

“Zoti president, duke i uruar Rumanisë prosperitet e paqe, kërkoj për Ju, familjen tuaj e gjithë të pranishmit, ashtu si edhe për mbarë popullin  e Vendit, Bekime të begata hyjnore.

Zoti e bekoftë Rumaninë!”.

31 maj 2019, 13:39