杏MAP导航

K?rko

Papa n? katedralen katolike t? Sh?n Jozefit, n? Bukuresht Papa n? katedralen katolike t? Sh?n Jozefit, n? Bukuresht 

N? homelin? e Pap?s, himni i madh i shpres?s, p?r t? gjith? rumun?t, q? e kan? humbur z?rin!

Pasditja e Pap?s n? Bukuresht: takimi me bashk?sin? katolike rumune n? Mesh?n, kremtuar n? Katedralen e Sh?n Jozefit - dit?n kur Kisha p?rkujton takimin e Maris? me Elizabet?n – n? t? cilin bu?et himni i shpres?s, q? madh?ron Zotin!

R. SH. - Vatikan

Për homelinë e mbajtur gjatë Meshës, kremtuar në katedralen katolike të Shën Jozefit, në Bukuresht, Papa u frymëzua nga Ungjilli i sotëm, i cili na  kujton takimin e dy grave, që përqafohen e mbushen përplot me lumturi: hov nga gëzimi fëmija e Elizabeta e bekon kushërirën për fenë e saj; këndon Maria mrekullitë, që bëri Zoti në shërbëtoren e Tij të përvuajtur, Buçet nga kraharori i saj virgjëror himni i madh i shpresës për të gjithë ata, që nuk mund të këndojnë, sepse e kanë humbur zërin!

Në shtegtim, pas Marisë

Maria ecën… Nga Nazareti, në shtëpinë e Zakarisë e të Elizabetës:  është i pari nga shtegtimet e Marisë, që tregon Shkrimi i Shenjtë. I pari, por jo i fundit. Asaj do t’i duhet të shtegtojë akoma. E shumë! Do të vijnë pas Betlehemi, Egjipti, Jeruzalemi e, së fundi, shtegtimi më i dhimbshëm i historisë njerëzore: ai drejt Kalvarit:

“Këto shtegtime patën një karakteristikë: nuk qenë kurrë  të lehta, kërkuan guxim e duresë. Na kujtojnë se Zoja i njeh mirë të përpjetat, i njeh dhe të përpjetat tona, është motra jonë në udhë. Si nënë e mirë, Maria e di se dashuria ushqehet me gjërat e vogla, të përditshme”.

Në shpirtin e njerëzve ka shumë vend për shpresë!

Më pas, duke dashur ta aktualizojë rrëfimin biblik, Papa kaloi nga kundrimi i Zojës, tek historia e grave të këtyre trojeve:

Kundrimi i Marisë - vijoi - na kujton gratë e shumta, nëna e gjyshe, të këtyre trojeve që, me mundime, fshehtësi, vetmohim e vetëflijim, plazmojnë të sotmen e endin ëndrrat e së nesërmes:

“Duke shikuar Marinë e shumë fytyra të tjera nënash, provohet e ushqehet shpresa, që lind e hap udhët drejt së ardhmes. Ta themi me forcë: në shpirtin e njerëzve tanë ka shumë vend për shpresë. Prandaj Maria vijon  ecjen e na fton edhe ne të gjithëve të ecim së bashku me të”.

Kështu u shpreh Papa, duke rikujtuar takimin e Vashës së re me gruan plakë, në kërkim të rrënjëve. Plaka rinohet e profetizon për ardhmërinë e së resë. Është mrekullia, që lind nga kultura e takimit. Zoti arrin e bën mrekulli në gjirin e popullit të vet!

Kultura e takimit

Kultura e takimit - vijoi Ati i Shenjtë - i nxit të krishterët të provojnë mrekullinë e amësisë së Kishës,  e cila i kërkon, i mbron dhe i bashkon bijtë e vet. Në Kishë, kur ritet e ndryshme takohen, kur nuk kryesojnë përkatësitë, grupet apo etnitë, por Populli, që di ta lavdërojë së bashku Zotin, atëhere ndodhin punët e mëdha, që na i kujton zemra e Zojës, duke madhëruar Zotin:

“Ta themi me forcë: lum kush beson! Lum ai, që ka guximin të krijojë takim e bashkim!”.

Zemra e Zotit rreh në mes të Popullit të vet

Maria, që ecën e takon Elizabetën, na kujton ku deshi të banojë e të jetojë Zoti, cila është shenjtërorja e Tij e në ç’vend mund ta dëgjojmë rrahjen e zemrës së Tij: në mes të Popullit të vet. Atje banon! Jeton! Atje na pret.

E në këtë atmosferë - kujtoi Papa gjatë Meshës në katedralen rumune të Shën Jozefit - na duket sikur dëgjojmë zërin e Profetit, që na nxit të mos trembemi, e edhe zërin e Marisë, e cila na kujton se mund të këndojmë e të brohorasim nga gëzimi:

“Maria gëzohet, sepse është mbartëse e Emmanuelit, Zotit me ne. Të jesh i krishterë është gëzim në Shpirtin Shenjt. Pa gëzim, paralizohemi, bëhemi skllevër të trishtimeve tona. Feja lëkundet, kur fundosemi në trishtim, kur na braktis guximi”.

Sekreti i gëzimit të Marisë

E, kur jetojmë të mbyllur në vetvete – nënvizoi Papa duke vijuar homelinë e  Meshës, kremtuar në Katedralen katolike të Shën Jozefit, në Bukuresht – Maria na vjen në ndihmë, sepse, në vend që të ankohet për rreziqet  kërcënuese, madhëron Zotin, lavdëron madhështinë e Tij:

“Ja sekreti i gëzimit! Maria, e vogël dhe e përvuajtur niset nga madhëria e Zotit e, pa marrë fare parasysh problemet e veta, që nuk ishin pak e as të vogla - mbushet me gëzim, sepse i beson plotësisht Atij të Lumit”.

T’i varim shpresat në Zotin

Maria - vijoi Françesku në Meshën e kremtuar për katolikët rumunë - na kujton se Zoti mund të bëjë gjithnjë mrekulli, nëse jemi të bashkuar me të e me vëllezërit.

“Të mendojmë dëshmitarët e mëdhenj të këtyre trojeve, njerëz të thjeshtë,  që ia besuan gjithë vetveten Zotit në mes të persekutimeve. Nuk i varën shpresat në botën, por në Zotin, e kështu e përballuan çdo stuhi”.

Në përfundim të homelisë, duke iu drejtuar të krishterëve rumunë, Papa u kujtoi edhe një herë se Maria takohet e gëzohet, sepse mbart diçka shumë më të madhe se vetveten; mbart një bekim! Ashtu si Ajo, edhe ne nuk duhet të kemi frikë ta mbartim bekimin, për të cilin ka aq shumë nevojë Rumania.

Ftesa, katolikëve

Në përfundim, ftesa e Papës drejtuar besimtarëve katolikë:

“Të jeni edhe ju nismëtarë të kulturës së takimit, që e përgënjeshtron indiferencën e përçarjen dhe i krijon kësaj toke kushtet t’i këndojë, me sa zë që ka, mëshirës dhe mrekullive të Zotit!”.

31 maj 2019, 15:20