杏MAP导航

K?rko

Papa, bullgar?ve: do t? vij mes jush “n?n shenj?n e fes?, t? bashkimit e t? paqes”

Dy dit? para nisjes p?r udh?timin e tij t? 29-t? apostolik n? Bullgari e n? Maqedonin? e Veriut, nga 5 deri m? 7 maj, Papa Fran?esku p?rsh?ndet popullin bullgar me nj? videomesazh dhe flet p?r shtegtim “n? gjurm?t e sh?n Gjon Palit II” e “n? kujtim t? sh?n Gjonit XXIII”.

R.SH. - Vatikan

Shtegtim “nën shenjën e fesë, të bashkimit e të paqes”,  “në gjurmët e shën Gjon Palit II” e “në kujtim të shën Gjonit XXIII”, dy papë që Françesku i kanonizoi së bashku më 27 prill 2014, në praninë e Papës së nderit, Benedikti XVI. Kështu flet Papa Françesku për etapën e parë të udhëtimit të tij të 29-të apostolik, atë bullgare, në një videomesazh për popullin e Bullgarisë, ku do të shkojë më 5 e 6 maj, për të vijuar më 7 maj, me vizitën në Maqedoninë e Veriut.

“Ardhja në Bullgari do të jetë për mua e për bashkëpunëtorët e mi shtegtim nën shenjën e fesë, të bashkimit e të paqes. Vërtet, toka juaj është atdheu i dëshmitarëve të fesë, që nga koha kur shenjtorët vëllezër Cirili dhe Metodi mbollën aty farën e Ungjillit: farë e mirë, që ka sjellë fryte të begata edhe në periudhat e vështira të shekullit të kaluar”.

Evropa me dy mushkëri e shën Gjon Palit II

         Këto fjalë, kujton më tej Papa, “i përsëriste shpesh shën Gjon Pali II”, “i cili punoi aq shumë që Evropa të rizbulonte forcën çliruese të Krishtit e të rifillonte të merrte frymë me të dyja mushkëritë”. Papa Vojtila e pati vizituar i pari Bullgarinë, duke qëndruar në Sofie dhe Plovdiv, nga 23 deri më 26 maj 2002.

         “Në gjurmët e tij, do të kem gëzimin të takohem me Shenjtërinë e Tij Patriarkun dhe me Sinodin e Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare. Së bashku, do të shprehim vullnetin për ta ndjekur Zotin tonë Jezu Krisht në udhën e bashkimit vëllazëror ndërmjet gjithë të krishterëve”.

Legati apostolik, Angelo Roncalli: “njeri i fesë, i bashkimit, i paqes”

         Më pas, Ati i Shenjtë kujton imzot Angelo Roncalli-n, Papën e ardhshëm Gjoni XXIII, që në vitin 1925 si Vizitator apostolik e, në periudhën 1931-1934 si Legati i parë apostolik në Bullgari, kontribuoi në riorganizimin e Kishës Katolike vendase.

         “Shtegtimi im do të bëhet i gjithi në kujtim të Papës shenjt Gjoni XXIII, i cili, në rreth 10 vitet e qëndrimit në Sofie si Legat apostolik, krijoi me popullin tuaj lidhje vlerësimi dhe dashurie, që vazhdojnë edhe sot. Ai ishte njeri i fesë, i bashkimit dhe i paqes. Prandaj, zgjodha si moto të udhëtimit titullin e Enciklikës së tij historike ‘Pacem in terris – Mir na zemyata’".

         Së fundi, Papa u kërkon bullgarëve ta shoqërojnë me lutje, ndërsa Zotit, t’i dhurojë “paqe e begati Bullgarisë”.

03 maj 2019, 14:25