杏MAP导航

K?rko

 Shtegtimi Apostolik n? Bullgari: ceremonia e mir?seardhjes n? Pallatin Presidencial Shtegtimi Apostolik n? Bullgari: ceremonia e mir?seardhjes n? Pallatin Presidencial  

Etapat e shtegtimit t? Pap?s n? Bullgari

Vizita n? kampin e refugjat?ve n? Sofje do t? jet? ?asti m? dometh?n?s i shtegtimit apostolik t? Pap?s Fran?esku n? Bullgari, n? datat 5 e 6 maj.

R. SH. - Vatikan

Papa, u nis nga Roma sot, 5 maj e shkeli në trojet bullgare në orën 09.50 (08.50 me orën e Romës). Pas ceremonisë së mirëseardhjes dhe vizitës së mirësjelljes Presidentit, Françesku takohet me autoritetet, shoqërinë civile dhe trupin diplomatik në Sheshin  Atanas Burov. Pastaj, vizita tek Patriku i Sinodit të Shenjtë, pasuar nga lutja private para fronit të Shenjtorëve Çirili e Metodi, në katedralen patriarkale. Brenda Kishës, Papa do t’ia drejtojë 12 herë Virgjërës Mari lutjen e Mbretëreshës Qiellore, ndërsa pasdite do të kremtojë Meshën Shenjte në Sheshin Knyaz Alexander I.

Lutja për paqen dhe vizita në Rakovsky

Të hënën, 6 maj, Papa Françesku do të vizitojë një kamp refugjatësh në Sofje, për të shkuar, më pas në Rakovsky, qendër kryesore e katolikëve në Bullgari. Atje do të kremtojë Meshën Shenjte me kungimet e para, në Kishën e Zemrës së Krishtit, do të drekojë me ipeshkvijtë bullgarë, në kuvendin e Motrave françeskane dhe do të takohet me bashkësinë katolike në Kishën e Shën Mëhillit Kryeengjëll. Në orën 17.15 me orën vendase, do të rikthehet në Sofje, ku do të lutet për paqen, së bashku me përfaqësuesit e konfesioneve të ndryshme fetare bullgare, në Sheshin Nezavisimost.

05 maj 2019, 10:46