杏MAP导航

K?rko

2023.09.14 Gesù in Croce, Esaltazione della Santa Croce

T? meditojm? me Ungjillin: Ngadh?njimi i Kryqit t? Shenjt?

Bekuar qoft? Kryqi yt, o Krisht: t? gjith? ata, q? i kthejn? syt? drejt tij / nga shtrati i vuajtjeve, / nga ndonj? situat? sprove, / nga ?aste t? tmerrshme tundimi e trishtimi, / n? or?n vendimtare t? vdekjes, / jan? t? sigurt se do t? shoq?rohen e do t? mb?shteten, / do t? p?rqafohen nga krah?t e tu e do t? ?ohen / drejt agimit t? nj? jete pa fund

R.SH. - Vatikan

Ngadhënjimi i Kryqit të Shenjtë, solemniteti që Kisha e kremton sot, 14 shtator, na bën të mundur të shohim një aspekt të zemrës së Krishtit, që vetëm Zoti mund të na e zbulojë: plaga e shkaktuar nga mëkati dhe mosmirënjohja njerëzore bëhet burim jo vetëm i një dashurie të begatë, por edhe i një bote të re, të krijuar prej Tij në lavdi. Nëpërmjet marrisë së Kryqit, shkandulli i mundimeve shndërrohet në urti, lavdia e Jezu Krishtit mund të ndahet me të gjithë ata, që dëshirojnë ta ndjekin. Vdekja, sëmundja, plagët e shumta trupore e shpirtërore të njeriut bëhen mundësi për t'u zhytur më thellë në vetë jetën e Zotit.

Me këtë festë, Kisha na fton në atë urti hyjnore, të cilën shën Maria e përjetoi plotësisht nën Kryq: vuajtja e botës, marrëzia dhe shkandulli, në gjakun e Krishtit, shndërrohen në britmë dashurie dhe farë lavdie për secilin prej nesh. Të ndjekim pjesën e sotme ungjillore marrë nga kreu 3 i Ungjillit sipas Gjonit (Gjn 3, 13-17)…

Askush nuk u ngjit në qiell, përveç Birit të njeriut që zbriti nga qielli. Dhe, sikurse Moisiu e lartësoi gjarprin në shkretëtirë, po ashtu duhet të lartësohet edhe Biri i njeriut, që kushdo të besojë në të ta ketë jetën e pasosur.
Vërtet, Hyji aq fort e deshi botën sa që dha një të vetmin Birin e vet
kështu që, secili që beson në të, të mos birret, por të ketë jetën e pasosur.
Në të vërtetë Hyji nuk e dërgoi Birin që ta dënojë botën, por që bota të shpëtojë nëpër të.

Të lutemi së bashku

Bekuar qoftë Kryqi yt, o Krisht,

sepse në të, Zoti na zbuloi

madhështinë e dashurisë së Tij:

duke e parë atë Kryq, ne jemi

të sigurt se do të pranohemi e do të falemi,

nuk do të dënohemi e as do të ndëshkohemi.

 

Bekuar qoftë Kryqi yt, o Krisht,

që vë para nesh plagët e hapura nga gozhdët

brinjën e shqyer nga heshta:

vërtet, përmes plagëve të Tua u shëlbuam,

u shëruam nga e keqja, që na e shkatërronte jetën.

 

Bekuar qoftë Kryqi yt, o Krisht,

sepse pikërisht nga maja e tij,

ndër dhimbjet e spazmat e agonisë,

Ti i tërheq të gjithë drejt vetes e ne, krijesa të brishta,

me vulën e pabesisë mbi vete, na bën njerëz të rinj,

familje e bijve të Zotit.

 

Bekuar qoftë Kryqi yt, o Krisht:

të gjithë ata, që i kthejnë sytë drejt tij

nga shtrati i vuajtjeve,

nga ndonjë situatë sprove,

nga çaste të tmerrshme tundimi e trishtimi,

në orën vendimtare të vdekjes,

janë të sigurt se do të shoqërohen e do të mbështeten,

do të përqafohen nga krahët e tu e do të çohen

drejt agimit të një jete pa fund.

13 shtator 2025, 08:26