T? krishter?t n? dialog p?r t? p?rballuar sfidat ekumenike
R.SH. / Vatikan
Paraditen e sotme, e hënë 1 shtator, në selinë e Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Promovimin e Unitetit të të Krishterëve (Dpcu), filluan punimet e sesionit plenar të Grupit të Përbashkët të Punës (Gml) ndërmjet Kishës Katolike dhe Këshillit Botëror të Kishave (WCC). Takimi, i cili do të përfundojë të mërkurën më 3, ka për qëllim thellimin e marrëdhënieve ndërmjet pjesëmarrësve, mundësimin e shkëmbimit të përvojave jetësore, kuptimin e rolit historik të Grupit të Përbashkët të Punës, eksplorimin e prioriteteve të reja dhe vendosjen e kornizës për aktivitetet e ardhshme të të Grupit të Përbashkët të Punës (Gml).
Ndër temat kryesore që do të trajtohen gjatë punimeve janë sfida ndaj indiferencës fetare, rëndësia e pajtimit kolektiv, si të përballohet dhuna dhe diskriminimi i bazuar në përkatësinë fetare, si dhe persekutimi e martirizimi i të krishterëve.
Anëtarët që përfaqësojnë Kishën Katolike janë Imzot Thomas Edward Dowd, ipeshkëv i Sault Sainte Marie, Imzot Andrzej Choromanski, asistent për seksionin lindor të Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Promovimin e Unitetit të të Krishterëve (Dpcu), profesoresha Souraya Bechealany, pedagoge në Fakultetin e Shkencave Fetare në Kampusin e Shkencave Humane në Beirut, At Paulin Batairwa Kubuya, nënsekretar i Dikasterit të Vatikanit për Dialogun Ndërfetar, Imzot Flavio Pace, sekretar i Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Promovimin e Unitetit të të Krishterëve (Dpcu), Annemarie Mayer, pedagoge e Dogmatikës dhe Historisë së Dogmave në Theologische Fakultät Treviri, At Russell McDougall, drejtor ekzekutiv i Sekretarisë për Çështjet Ekumenike dhe Ndërfetare të Konferencës Ipeshkvore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Motra Gracy Joseph Peechanavelil, provinciale e Bijave të Kishës në Bangalore (Indi), profesoresha Teresa Francesca Rossi nga Qendra Pro Unione, Imzot Juan Usma Gómez, asistent për seksionin perëndimor të Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Nxitjen e Bashkimit të Krishterëve dhe imzot Rodolfo Valenzuela Núñez, ipeshkëv i Vera Paz.
Për Këshillin Ekumenik të Kishave (WCC) janë të pranishëm kryeipeshkvi Vicken Aykazian i Kishës Apostolike Armene, profesor Vasile-Octavian Mihoc, ekzekutiv i programit për marrëdhëniet ekumenike dhe fenë e kushtetutën, Kuzipa Nalwamba, drejtor i programit të Këshillit Ekumenik për Unitetin, Misionin dhe Formimin Ekumenik, Andrej Jeftic, drejtor i Besimit dhe Kushtetutës, Danielle Hickman nga United Church of Christ, profesor Bo Kristian Holm nga Kisha Ungjillore Luterane e Danimarkës, Junghyung Kim nga Kisha Presbiteriane e Koresë, profesoresha Rebekka Klein nga Kisha Ungjillore e Gjermanisë, profesoresha Marina Kolovopoulou nga Kisha Greke, Yvette Maud Noble Bloomfield nga Kisha e Bashkuar në Xhamajka dhe Ishujt Kajman, Te Kitohi Pikaahu, nga Kisha Anglikane në Zelandën e Re dhe Polinezi, Georges Titre Ande nga Kisha Anglikane në Kongo, dhe Igor Vyzhanov, nga Kisha Ortodokse Ruse. Sesionet ditore shoqërohen me lutje të përbashkëta, lexim të Biblës dhe momente bashkëndarjeje..