Lisbon?: Patriarku lutet p?r viktimat e aksidentit n? Elevador da Glória
R.SH. / Vatikan
“Me trishtim dhe dhimbje të thellë”, Patriarku i Lisbonës, Imzot Rui Valério, shprehu afërsinë e tij pas aksidentit të rëndë që ndodhi në Elevador da Glória, në zemër të kryeqytetit portugez. Në një deklaratë të botuar dje, prelati siguroi lutjet për viktimat e vdekura dhe shprehu “afërsinë me familjarët e tyre në këtë moment dhimbjeje të thellë”. Të plagosurve u uroi shërim të shpejtë, shoqëruar me lutjen “që të gjejnë forcë dhe shpresë”.
Imzot Valério gjithashtu deshi të shprehte “mirënjohje dhe solidaritet” për të gjithë ata që u aktivizuan menjëherë në veprën e ndihmës e shpëtimit: ekipet e urgjencës, personelin shëndetësor, autoritetet dhe vullnetarët.
Dalja nga shinat dhe përplasja me një ndërtesë e teleferikut Elevador da Glória në qendër të Lisbonës ka shkaktuar 17 të vdekur dhe 23 të plagosur, shumica prej tyre turistë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, më 3 shtator.