Jezuit?t: n? tetor mbledhja e epror?ve t? m?dhenj p?r t? ringjallur misionin
R.SH. / Vatikan
Nga 17 deri më 26 tetor, Kuria e Përgjithshme e Jezuitëve në Romë do të presë takimin e tretë të Eprorëve të Mëdhenj të Shoqërisë së Jezusit, një takim që pason takimet e viteve 2000 dhe 2005 dhe i përgjigjet vendimit të Kongregacionit a Mbledhjes së Përgjithshëm të 34-të për të mbajtur një takim çdo gjashtë vjet rreth "shqyrtimit të situatës, sfidave, problemeve dhe iniciativave të gjithë Shoqërisë së Jezusit, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mbinacional të rregulltarëve jezuitë".
Takimi do të fillojë me një tërheqje shpirtërore, e cila do të shënojë tonin e punimeve duke favorizuar dëgjimin dhe lutjen. Në qendër të reflektimit do të jetë identiteti misionar i kongregatës së Jezuitëve, me vëmendje të veçantë ndaj migracionit, kulturës dixhitale dhe ndryshimeve klimatike, duke pyetur veten "ku Shpirti Shenjt është tashmë në veprim".
Gjithashtu do të rivlerësohen katër Preferencat Apostolike Universale – tregimi i udhës drejt Zotit, ecja me të përjashtuarit, kujdesi për shtëpinë e përbashkët dhe shoqërimi i të rinjve – duke verifikuar progresin dhe atë që duhet ende të ndryshohet. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet bashkëpunimit me laikët dhe partnerët në mision, udhëheqjes së eprorëve, mbrojtjes së personave të cenueshëm, thirrjeve të shenjta dhe qeverisjes së Shoqërisë së Jezusit, ndërmjet strukturave mbinacionale, konferencave dhe formimit..