Vepra “Marija q? p?rloti Papa Fran?eskun” me rr?fime rreth jet?s s? saj
R.SH. / Vatikan
Këtyre ditëve në ambiente të dioqezës së Sapës u bë promovimi i librit kushtuar motrës rregulltare stigmatine Marije Kaletës me titull “Marija që përloti Papa Françeskun”, me rrëfimet rreth jetës së saj, përgatitur nga Frano Kulli me mbështetjen e ipeshkvi të kësaj dioqeze imzot Simon Kulli.
Motër Maria Kaleta, rregulltare stigmatine, gjatë gjithë regjimit edhe pse në fshehtësi iu përkushtua jetës së murgeshës, ku pavarësisht se ka jetuar mes sakrificave, vuajtjeve e përndjekjeve, së bashku me të ka jetuar edhe “feja” pa u lëkundur asnjëherë. Ajo qe një martire e gjallë e ditëve tona, që me dëshminë e saj së bashku me Kardinalin Dom Ernest Troshanin, me 24 shtator 2014 përlotën Papa Françeskun gjatë vizitë së tij në Katedralen e Tiranës. Jeta e saj është një dëshmi me plot sakrifica, dhe herë herë me sfida që ia kanë lodhur shpirtin, por nuk u dorëzua kurrë, duke u mbështetur vetëm në Jezu Krishtin. Po t'i kthehemi promovimit të librit “Marija që përloti Papa Françeskun” në shërbimin e Violeta Marshit nga Vau-Dejës.
MARIJA QË PËRLOTI PAPA FRANÇESKUN
Ipeshkvia Sapë nën kujdesin e Dom Emiljan Palokës, në bashkëpunim me Entin Botues “Gjergj Fishta” organizoi këto ditë Promovimin e librit “Marija që përloti Papa Françeskun” kushtuar motër Marije Kaletës.
Ceremonia e promovimit u mbajt në Sallen e Ipeshkvisë Sapë, ku moren pjesë meshtarë, motrat Stigmatine, intelektualë të fushave të ndryshme si dhe familjarë të Motër Marijes dhe bashkëfshatarët e saj nga Pistulli. Gjithashtu nderoi me praninë e tij edhe Arqipeshkvi i Shkodër –Pultit, Imzot Giovanni Peragine.
Në fillim Dom Emiljan Paloka iu uroj mirëseardhjen të gjithëve dhe e komentoi librin si një vepër e thjeshtë por me shumë domethënie për nga përmbajtja, ashtu siç ishte vetë motër Maria, modeste dhe e pervujtë. Ky libër u realizua falë iniciativës së Bariut të Sapës Imzot Simon Kulli dhe me autor Frano Kullin.
Imzot Simoni në fjalën e tij e konsideroi këtë libër shumë modest në nder të Motër Marije Kaletës, të cilën pata fatin të rritesha në praninë e saj. Një motër me trup të vogël por me zemër të madhe. Ajo ishte personi ku shumë prej breznive iu ka dhuruar fenë kur feja nuk ekszitonte.
Ndërsa autori i librit Z. Frano Kulli, tha se është nder për të gjithë ne që një vepër e tillë ti kushtohet motër Marijes, një model I një njeriu jo vetëm për kishën por edhe të besimit në kohën e diktaturës. Libri Është një rekuiem dhe lutje që ia dedikojmë pikërisht asaj, e cila gjithë jetën e vet ia kushtoi jetën Zotit, pa u dorëzuar asnjëherë përballë rrymave të kohës.
Duke e vlerësuar shumë figurën e motër Marije Kaletës, motër Dukata Radoja zv. Gjeneralja e Motrave Stigmatine tha se edhe kongregata Stigmatine, në vitin 1991 në nder të saj hapen bashkësinë e Motrave Stigmatine në fshatin Pistull, pikërisht në shtëpinë e motër Marijes. Ajo rrëfeu edhe shumë momente emocionuse që ka kaluar me motër Marijen ndërsa jetoi me të përreth 8 vite në të njëjtën bashkësi.
Në librin në fjalë janë të përmbledhura edhe disa shkrime për martirin e fesë dom Ndoc Suma, i cili ishte axha i motër Marijes. Madje në ditën e promovimit, u shpalosën për të pranishmit edhe Kelku i shenjtë që dom Ndoci ka kremtuar Meshën Shenjte në burg, si dhe kutia e duhanit e gdhendur me vuajtjet e tija.
Ky botim kushtuar motër Marijes është për t’u vlerësuar për faktin se janë të përmbledhura rrëfimet rreth jetës së saj me qëllim që të sjellin para lexuesit kujtesën e thjeshtësisë së jetës së saj. Trashëgimia shpirtërore e motër Maries qëndron pikërisht në apostullatin e thjeshtësisë, e cila është thelbi I mirësisë.
Violeta Marashi