杏MAP导航

K?rko

Il Papa agli agostiniani, agite per unire e non per dividere

Augustinian?t: At? Farrell, “Kapitulli P?rgjithsh?m koh? hiri, uniteti dhe rip?rt?ritjeje”

Dita e tret? e punimeve t? Kapitullit t? P?rgjithsh?m t? Urdhrit t? Sh?n Augustinit, dje u hap me kremtimin e nj? Meshe t? kryesuar nga At? Michael Bielecke, n? dit?n e p?rvjetorit t? kushteve t? tij n? jet?n rregulltare. “Ne nuk kremtojm? vet?m q?ndres?n ton? – tha ai – por besnik?rin? e Zotit, q? ?do prov? t? jet?s son? e shnd?rron n? hir”.

R.SH. / Vatikan

Dita e tretë epunimeve të Kapitullit të Përgjithshëm të Urdhrit të Shën Augustinit, dje u hap me kremtimin e një Meshe të kryesuar nga Atë Michael Bielecke, në ditën e përvjetorit të kushteve të tij në jetën rregulltare. “Ne nuk kremtojmë vetëm qëndresën tonë – tha ai – por besnikërinë e Zotit, që çdo provë të jetës sonë e shndërron në hir”. Menjëherë pas kësaj, Atë Alejandro Moral Anton, Epror i Përgjithshëm i Augustinanëve, bëri ftesë për ripërtëritjen e Urdhrit rregulltar.

Mbledhja u prezantua nga Atë Pasquale Di Lernia, sekretar i përgjithshëm i Urdhrit të Shën Agustinit, i cili hapi zyrtarisht punimet meprezantimin e programit para pjesëmarrësve. Paradite në qendër të punimeve ishte fjalimi i Vikarit të Përgjithshëm të Augustinanëve Atë Joseph Farrell, president i Kapitullit, i cili theksoi sfidat e paraqitura nga bota bashkëkohore – luftërat, migrimet, vetmia, indiferenca ndaj fesë – dhe tregoi udhën augustiniane drejt së vërtetës, thellësisë dhe vëllazërisë. “Misioni ynë – pohoi Atë Farrell – është të ecim së bashku, me shpresë, duke kërkuar të mirën e përbashkët. Qoftë ky Kapitull për të gjithë ne një kohë hiri, uniteti dhe ripërtëritjeje, nën vështrimin e Shën Augustinit dhe Zojës Mari, Nënës së Ngushëllimit”.

Dje pasdite, në ditën e tretë të Kapitullit të Përgjithshëm të Urdhrit të Shën Augustinit, u bë zgjedhja e detyrave për mbarëvajtjen e punimeve të këtij Kapitulli. U zgjodhën numëruesit e votave, moderatorët, anëtarët e komisioneve juridike dhe editoriale, Eprori i Kapitullit dhe ekonomi. Pas një pauze, Etërit kapitulllarë dëgjuan imzot John Joseph Kennedy, sekretar i Seksionit Disiplinor të Dikasterit të Vatikanit për Doktrinën e Fesë.

Ipeshkvi përshkroi aktivitetin e Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Doktrinën e Fesë në mbrojtjen e të miturve dhe në menaxhimin e rasteve më të rënda, shpesh të lidhura me abuzime dhe krime kundër fesë. Ai inkurajoi Augustinianët të investojnë në formimin kanonik, për t'i trajtuar rastet sipas drejtësisë dhe transparencës. Imzot Kennedy gjithashtu njoftoi edhe për publikimin e afërt të versionit të tretë të Vademecum-it, i cili do të përmbajë udhëzime për një bashkëndarje më të madhe të informacionit me familjet e viktimave, "për t'iu përgjigjur nevojës së tyre jetike për të vërtetën", pa harruar kurrë të drejtën e mbrojtjes së të akuzuarve. Dita përfundoi me punë në grup, të ndara sipas gjuhës, të cilat theksuan përgjegjësinë e Urdhrit të Shën Augustinit në formim dhe parandalim.

04 shtator 2025, 10:59