杏MAP导航

K?rko

Vikariati Apostolik i Arabis? Jugore: Vatikani miraton kalendarin e ri liturgjik me shenjtor? vendas

Vatikani ka miratuar kalendarin e ri t? ve?ant? t? Vikariatit Apostolik t? Arabis? Jugore (Avosa), q? pasqyron historin? fetare t? Kish?s n? rajon dhe p?rfshin figura shenjtor?sh me r?nd?si t? ve?ant? p?r komunitetet lokale, si si Kozmai dhe Damiani (26 shtator), Simeoni Stilita (27 korrik) dhe Sergji dhe Baku (8 tetor)..

R.SH. / Vatikan

Vatikani ka miratuar kalendarin e ri të veçantë të Vikariatit Apostolik të Arabisë Jugore (Avosa). Dekreti, i nënshkruar nga Dikasteri i Selisë së Shenjtë për Kultin Hyjnor, pasqyron historinë fetare të Kishës në rajon dhe përfshin figura shenjtorësh me rëndësi të veçantë për komunitetet lokale. Në veçanti, Shën Pjetri dhe Shën Pali janë caktuar zyrtarisht si mbrojtës qiellor të Vikariatit të Arabisë Jugore, ndërsa e Lumja Virgjëra Mari nën titullin ‘Zoja Jonë e Arabisë’ është shpallur mbrojtëse qiellore e të gjithë Gadishullit Arabik.

Kalendari i Kishës së Vikariatit Apostolik të Arabisë Jugore parashikon përkujtime dhe festa të reja, duke përfshirë martirët jemenitas Aretas dhe shokët e tij të shekullit VI (24 tetor), përkushtimin e Katedrales së Shën Jozefit (25 shkurt) dhe një përkujtim të të gjithë Misionarëve të vdekur që kanë shërbyer në Vikariatin Apostolik të Arabisë Jugor (5 nëntor).

Në kalendarin e Kishës së Vikariatit Apostolik të Arabisë Jugore përfshihen gjithashtu shenjtorë që janë të lidhur me përhapjen e krishterimit në Arabi, si Kozmai dhe Damiani (26 shtator), Simeoni Stilita (27 korrik) dhe Sergji dhe Baku (8 tetor). Në kalendar gjejnë vend edhe figura të nderuara në tradita të tjera fetare, si Shën Moisiu, Shën Abrahami dhe Shën Isaku Siriani, i njohur gjithashtu edhe si Isaku i Nineves. "Ky kalendar liturgjik pasqyron rrugëtimin e Kishës lokale të Vikariatit Apostolik të Arabisë Jugore dhe rrënjët shpirtërore të komuniteteve që jetojnë sot në vendet e Gjirit Persik", thekson Vikariati.

19 gusht 2025, 12:35