杏MAP导航

K?rko

Posteri i ngjarjes "Thesaurum fidei" Posteri i ngjarjes "Thesaurum fidei"

"Thesaurum Fidei" mb?rrin n? Japoni

Projekti i Selis? Shenjte dhe i Kryeipeshkvis? s? Luk?s, do t? paraqitet n? Expo 2025 Osaka me nj? ekspozit? mbi historin? e Krishterimit n? ishullin e Amakus?s dhe me nj? simpozium nd?rkomb?tar p?r t? nxitur takimet kulturore nd?rmjet Japonis? dhe Evrop?s.

R.SH. / Vatikan

Projekti Thesaurum Fidei, i Kryedioqezës italiane të Lukës, vazhdon shtegtimin e tij duke çuar dëshminë e fesë e të kulturës në disa seli të mirënjohura. E filloi në kryeqytetin toskan, vendlindjen e të Lumit Angelo Orsucci, një nga 205 martirët jezuitë në Japoni. Më pas u ndal në Romë, në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, në Universitetin Papnor Gregoriana dhe Universitetin Papnor Urbaniana. Tani po mbërrin në Japoni, duke shprehur thirrjen e tij ndërkombëtare dhe aftësinë për të ndërtuar ura ndërmjet kulturave e popujve të ndryshëm.

Objektivat dhe përmbajtja e projektit

Në përkim me temat kryesore të Expo 2025 Osaka (Ta projektojmë shoqërinë e ardhshme për jetën tonë), të Pavijonit Italian (Arti përtërin jetën) dhe Pavijonit të Selisë së Shenjtë (Bukuria ngjall shpresë), Thesaurum Fidei në Tokën e Diellit që Lind synon të përcjellë një mesazh shprese, në mënyrë që kultura të mund të krijojë projekte humanizuese të afta për ta vënë përsëri në qendër jetën e bashkësisë dhe bukurinë e trashëgimisë kulturore, që bashkoi e bashkon në shekuj Perëndimin me Tokën e Diellit që Lind.   

Nga Japonia në Romë: ambasada, që bashkon dy botë

Ngjarjet, të bashkëorganizuara nga Kryedioqeza e Lucca-s me komunën e Amakusa-s, prefekturën e Kumamoto-s dhe shoqatat kulturore lokale, morën patronazhin e lartë të Konferencës Ipeshkvnore Japoneze, Nunciaturës Apostolike në Japoni, Pavijonit të Selisë së Shenjtë në Expo 2025 Osaka, Dikasterit për Ungjillëzim (seksioni për çështjet themelore të ungjillëzimit në botë) dhe Institutit të Ambasadorëve Marianë.

Histori e jashtëzakonshme e ishullit të lavdishëm
Histori e jashtëzakonshme e ishullit të lavdishëm

 Ekspozita "Amacusa. Histori e jashtëzakonshme e ishullit të lavdishëm"

Një histori e jashtëzakonshme

Amacusa. Një histori e jashtëzakonshme e ishullit të lavdishëm është ekspozita e parë italiane mbi Krishterimin e fshehur në Japoni gjatë epokës së shogunatit. Do të jetë e hapur deri më 20 tetor në Muzeun e Ndërtesave të Krishtera të Amakusa-s, duke u ofruar vizitorëve mundësinë për të zbuluar historinë e Krishterimit në Ishull, vend ku filloi e gjithë historia dhe zhvillimi i një besimi, udhëtimi i pandërprerë i të cilit nuk ka mbaruar kurrë. Ekspozita do t'u lejojë shtegtarëve të vizitojnë disa kisha katolike të ndërtuara që nga fundi i shekullit të 19-të dhe vendet e seminareve të para, themeluar në gjysmën e dytë të shekullit të 16-të nga Shoqëria e Jezusit. Ekspozita është krijuar nën kujdesin e Renzo De Luca-s S.I., Imzot Paolo Giuliettit, Olimpia Niglios dhe Kan Takahamas.

"Fides et Spes"
"Fides et Spes"

Simpoziumi "Fides et Spes"

Simpoziumi Ndërkombëtar "Fides et Spes"

Më 3 shtator 2025, Simpoziumi Ndërkombëtar "Fides et Spes" do të hapë dyert e tij në Auditorin e Pavijonit Italian Expo 2025 Osaka. Synimi është ta afrojë bashkësinë ndërkombëtare me temat e takimit kulturor ndërmjet Japonisë dhe Evropës nga shekulli i 16-të - deri në ditët tona. Në simpozium do të ligjërojnë dijetarë të shquar, si Kardinali Jean-Claude Hollerich, S.I., Kryeipeshkëv i Luksemburgut; Kardinali Thomas Aquinas Manyo Maeda, Kryeipeshkëv i Osaka-Takamatsu; Kardinali Tarcisio Isao Kikuchi, S.V.D., Kryeipeshkëv i Tokios; Kryeipeshkvi Rino Fisichella, Pro-Prefekt i Dikasterit për Ungjillëzimin; Kryeipeshkvi Francisco Escalante Molina, Nunc Apostolik në Japoni; Ambasadori Mario Andrea Vattani, Komisioner i Jashtëzakonshëm i Pavijonit Italian Expo 2025 Osaka dhe profesorë të shquar universitarë nga e gjithë bota.

 

12 gusht 2025, 11:11