Sindona- Kard. Repole: i shqet?suar nga p?rfundimet e cekta mbi v?rtet?sin?
R.SH. / Vatikan
Lidhur me hamendjen "e formuluar lirisht, e pak a shumë të besuar" sipas së cilës pëlhura e Sindonës a Qefinin e Torinos është përdorur "jo për kufomën e një njeriu, por për një 'model' artificial, që do të riprodhonte karakteristikat e pamjes, Kryeipeshkvi i Torinos, Kardinali Roberto Repole, shpreh “shqetësimin e tij për cektësinë e disa gjetjeve, të cilat shpesh nuk i rezistojnë as shqyrtimit më të kujdesshëm të veprës së paraqitur. Pasi sqaron se nuk kishte arsye "të thellohej në meritat e hipotezave të formuluara", Kardinali Repole deklaroi se "Qendra Ndërkombëtare për Studime mbi Pëlhurën e Torinos (CISS)”, e cila me statut siguron mbështetjen sublime shkencore të kujdestarit, ende nuk e ka përcaktuar metodën dhe analizën e rezultateve të këtij “zbulimi". Ai përsërit edhe ftesën "për të mos e humbur kurrë vëmendjen e nevojshme kritike ndaj asaj që publikohet kaq lehtë".
Analiza e Qendrës Ndërkombëtare për Studime mbi Sindonën apo Çarçafin e mortor
Në analizën e artikullit "Forma e Pëlhurës Shenjte - Një trajtim dixhital 3D" nga Cicero Moraes, publikuar ditët e fundit në revistën Archaeometria, dokumenti i Qendrës Ndërkombëtare për Studime mbi Pëlhurën e Torinos sqaron se "Autori ka realizuar modelin 3D të një trupi njerëzor e edhe të një basorelievi, duke përdorur mjete të ndryshme fizike për të bërë analizën, gjë që mund të gjindet". Kështu, ai hamendëson formimin e imazhit të Sifinës përmes një basorelievi mesjetar, krijuar me teknikat e modelimit 3D. Rezultati "tregon se pikat e kontaktit ndërmjet pëlhurës dhe basorelievit përkojnë me një figurë më pak të deformuar sesa pikat e kontaktit me një trup tre-dimensional, pasi ky i fundit krijon efektin e deformimit të njohur si Maschenona shkronja". Sipas artikullit, "në Figurën 6, autori kujton një rezultat të njohur që nga studimet e para nga Vignon dhe Delage, në vitin 1902. Sipas tij, Sindona është konfiguruar si proporcion ortogonal".
Qendra Ndërkombëtare për Studimet e Sindonit përsërit rëndësinë që kanë studimet serioze, ndërdisiplinore, të cilat i dallojnë qartë të dhënat dhe hamendjet e caktuara, duke ndjekur gjetjet e të gjitha disiplinave të përfshira. Modelet dixhitale mund të kontribuojnë në reflektim, duke zëvendësuar analizën fizike dhe kimike të objektit.
Marinelli: Artikulli injoron provat e gjakut njerëzor
Emanuela Marinelli, një nga studiueset më të njohura të Sindonës së Torinos, e intervistuar nga agjencia e lajmeve SIR, e kundërshton studimin e fundit të botuar në Archaeometri, duke e quajtur operacion mediatik pa vlerë shkencore e duke injoruar provat e gjakut të njeriut dhe mikrogjurmët.
Sindona e Shenjtë
Sindona e Shenjtë është një çarçaf liri, i gjatë 4,39 metra e i gjërë 1. 15 metra, mbi të cilin shihen gjurmët, që ka lënë një trup mashkulli, i gjatë 1.77 metra, me shenja plagësh, që sipas traditës besohet të jetë Korpi i Krishtit. E nderuar në Azinë e Vogël gjatë Mesjetës së vonë, Relikja u riduk misteriozisht në Evropë, në shekullin XIV. Në vitin 1578 iu dhurua Ludovikut të Savojës.
Më 1578 Emanuel Filiberti e mbarti pëlhurën e shenjtë nga Shamberì, në Torino. Me këtë rast porositi të ngrihej një kapelë e përmortshme, që lidhi materialisht e simbolikisht Katedralen me Pallatin Dukal. Që asokohe Sindona ruhet në këtë kapelë. Më 1997, kur kapela u dogj papritur, pëlhura e shenjtë, e shpëtuar mrekullisht nga flakët, u zhvendos, për t’u rivendour përsëri në vendin e vet, pas restaurimit të kapelës. Relikja e çmuar, e mbyllur me çelësa, ruhet në kornizën e një elteri prej mermeri të zi, të pasuruar me elemente të praruara.