杏MAP导航

K?rko

FILES-IRAQ-CONFLICT-RELIGION-CHRISTIANITY-CHRISTMAS

Ninive, Kardinali Sako: 11 vjet pas masakrave t? ISIS-it, 'ankth dhe shqet?sim' me migrimin

Kreu kaldeas kujton barr?n e vdekjes dhe t? shkat?rrimit lidhur me krijimin e Shtetit Islamik, gj? q? vazhdon edhe sot. Mungesa e t? drejtave dhe siguris? i shtyn njer?zit t? ikin. K?saj i shtohet edhe persekutimi nga "milicit?" q? angazhohen p?r "zhvatje, ngacmim, frik?sim dhe sekuestrim t? vendeve parlamentare"

R.SH. - Vatikan

Kardinali Louis Raphael Sako*

Njëmbëdhjetë vjet pas eksodit të të krishterëve nga Mosuli dhe nga fusha e Ninivës, më 6 gusht 2014, pas themelimit të Shtetit Islamik (ISIS) me barrën e tij të vdekjes dhe të shkatërrimit, "ankthi dhe "shqetësimi” lidhur me migrimin "vazhdojnë të rriten" në mungesë të të drejtave e të sigurisë. Kështu shkruan Primati i Bagdadit të Kaldeasve, Kardinali Louis Raphael Sako, në një mesazh botuar në faqen e internetit të patriarkatit dhe dërguar AsiaNews, në përvjetorin e njëmbëdhjetë të dëbimit të të krishterëve nga Fusha e Ninives. Tragjedi ende e gjallë, e freskët në kujtesë, ndërsa persekutimi nga "milicitë" që "ushtrojnë zhvatje, ngacmim, frikësim dhe sekuestrim të kuotave parlamentare" mbetet gjithnjë aktual. Kujtesë, kjo, për grupet e lidhura me udhëheqës të vetëshpallur të krishterë, kundër të cilëve vetë kardinali vijon të luftojë vazhdimisht. Gjatë Meshës kremtuar më 6 gusht në Katedralen e Shën Jozefit, në Bagdad, kardinali kujtoi rëndësinë e Shndërrimit në Malin Tabor, duke u kërkuar besimtarëve të luten për paqe.

Britma e alarmit e Patriarkut Kaldeas sigurisht nuk është e izoluar, edhe nëse shumë shpesh duket se bie në vesh të shurdhër. Në ditët e fundit, udhëheqësit kaldeas, asirianë dhe sirianë përkujtuan "gjenocidin" që "shrrënjosi" gati gjysmë milioni të krishterësh vendas nga rajoni, duke bërë thirrje për njohje zyrtare të mizorive dhe veprime urgjente nga bashkësia ndërkombëtare për mbrojtje të ekzistencës së një populli. Edhe pse Parlamenti i Irakut i njohu zyrtarisht krimet e ISIS-it, nuk janë ndërmarrë ende hapa zyrtare për t’i kthyer të krishterët në tokën e tyre, ndërsa rreziku i persekutimit të mëtejshëm sektar nga Shteti Islamik ose grupe të tjera, mbetet real. Për të parandaluar tragjedi të mëtejshme dhe për të ruajtur jetën dhe kulturën e krishterë në rajon, shteti, i cili është i detyruar të garantojë sigurinë, duhet të ngrihet në këmbë. Vite më vonë, zhvatja, ngacmimi, frikësimi dhe diskriminimi në nivelin politik dhe ekonomik janë lajme aktuale në Rrafshin e Ninivës dhe në Irakun verior.

Më poshtë, mesazhi i plotë i Patriarkut Sako

Në përvjetorin e njëmbëdhjetë të sulmit rrënjësor kundër të krishterëve nga anëtarët e Shtetit Islamik (ISIS), i cili çoi në zhvendosjen e tyre nga Mosuli dhe qytetet e Rrafshit të Ninives, shoqëruar me plaçkitjen dhe djegien e pronës, shtëpive dhe kishave të tyre, ankthi dhe tmerri i të krishterëve lidhur me migrimin vazhdon të rritet, në mungesë të masave efektive për të mbrojtur të drejtat, sigurinë dhe shërbimet e tyre. Kësaj i shtohet kontrolli i qyteteve të tyre në Rrafshin e Ninives nga milicitë që zhvasin, ngacmojnë dhe frikësojnë, si dhe sekuestrojnë kuotat e tyre parlamentare, duke penguar edhe mundësitë e punësimit në qeveri.

Pavarësisht nga këto sfida të vështira, të krishterët mbeten të palëkundur në fenë e tyre: shkronja e kuqe "N" (?) në dyert e shtëpive të tyre mbetet e gdhendur në kujtesë, duke i frymëzuar t’i kundërvihen padrejtësisë dhe të japin dëshmi besnike për Krishtin, pavarësisht flijimeve dhe vështirësive.

I bëjmë thirrje qeverisë, e cila përfaqëson të gjithë popullin irakian, të marrë përsipër përgjegjësinë për të mbrojtur këtë popullsi të krishterë vendase si dhe të drejtat e saj. Është domosdoshmëri humanitare dhe  imperativ kombëtar, ashtu si edhe mbrojtja e lirive dhe të drejtave të të krishterëve dhe pakicave të tjera nuk duhet të përcaktohet vetëm nga konsideratat demografike, por nga masa të drejta dhe të barabarta.

Meqenëse janë banorë origjinalë të këtyre tokave e mishërojnë  kulturë dhe trashëgimi të pasur, mbeten besnikë ndaj atdheut të tyre e luajnë një rol themelor në jetën e kombit irakian në fushat e arsimit, kulturës, mjekësisë dhe shërbimeve sociale. E mund të kontribuojnë ende në rilindjen dhe përparimin e Irakut. Prandaj, bashkësia  e krishterë meriton siguri dhe drejtësi për të qenë vazhdimisht e  pranishme në tokën e saj; kjo shoqërohet me detyrën kryesore për të siguruar bashkëjetesën paqësore në frymën e tolerancës, të respektit dhe të harmonisë.

* Patriarku i Bagdadit të Kaldeasve dhe President i Konferencës së Ipeshkvijve të Irakut

08 gusht 2025, 14:16