杏MAP导航

K?rko

2025.08.04 Giubileo Cammino Neocatecumenale

Neokatekumenal?t, Kiko: mos jetoni p?r vete, por p?r t? dashur si Krishti

N? Tor Vergata, 120.000 t? rinj u mblodh?n dje, m? 4 gusht, p?r nj? takim thirrjesh me ekipin nd?rkomb?tar t? Ecjes Neokatekumenale. P?raf?rsisht 5.000 t? rinj dhe t? reja iu p?rgjigj?n "thirrjes", duke shprehur gatishm?rin? e tyre p?r t? shqyrtuar thirrjen n? udh?n meshtarake e rregulltare. Kardinali Reina kryesoi takimin: "T? jeni t? rinj shenjt"

R.SH. – Vatikan

            Habia dhe mirënjohja janë emocionet e para kur sheh një “lumë” të rinjsh, sërish në Tor Vergata, aty ku të dielën Papa Leoni XIV kremtoi meshën për mbylljen e Jubileut të Rinisë. Kësaj radhe, ata që e mbushën fushën pasditen e djeshme, 4 gusht, ishin të rinjtë e Ecjes Neokatekumenale, që dëshmuan gatishmërinë e tyre për të shoshitur thirrjen në meshtari, ose në jetën e kushtuar.

            120 mijë vetë nga pesë kontinentet sfiduan sërish vapën e gushtit për të marrë pjesë në Liturgjinë e Fjalës së kryesuar nga kardinali Baldassare Reina, vikar i dioqezës së Romës, në prani të pesë kardinajve të tjerë e të 30 ipeshkvijve e kryeipeshkvijve. Pas shpalljes së Ungjillit, kardinali Reina u dha të pranishmëve përshëndetjen dhe përqafimin e Papës. "Ky takim është përgjigje ndaj ftesës së Papa Leoni XIV: aspironi shenjtërinë", theksoi ai, duke kujtuar se jetojmë në një shoqëri ku Zoti duket i mënjanuar, në një kohë të shënuar nga vetmia. Prandaj, kardinali i nxiti neokatekumenalët ta mirëpresin thirrjen e Zotit, e cila nuk i heq asgjë lumturisë, përkundrazi, "i bën planet tona më të mëdha". "Jini të rinj të lumtur, jini të rinj të shenjtë", përfundoi ai.

"Vijmë për të korrur frytet e takimit tuaj me Papën", pohoi Kiko Argüello, themelues i Ecjes Neokatekumenale. "Është shumë e rëndësishme", kujtoi ai, "që feja e Pagëzimit, të cilën po e ringjallni në Ecjen Neokatekumenale, të bazohet mbi Pjetrin". Pas katekizmit, gjatë të cilit Kiko bëri thirrje për shenjtërimin e jetës, vijuan dëshmi të tjera. Së fundi, përgjigjja ndaj thirrjes së Zotit për të shqyrtuar udhën drejt meshtarisë ose jetës së kushtuar, si edhe këngët, i vunë vulën një takimi, që do të mbetet në zemrat e në jetën e të rinjve, për udhë që të dëgjojnë zërin e Krishtit të zbulojnë cili është shtegu i tyre në jetë.

05 gusht 2025, 10:20