杏MAP导航

K?rko

Shp?rndarja e dhuratave t? Krishtlindjes p?r t? varf?rit e Caritas Albano me ipeshkvin  imzot Viva (foto arkivore) Shp?rndarja e dhuratave t? Krishtlindjes p?r t? varf?rit e Caritas Albano me ipeshkvin imzot Viva (foto arkivore)

M? 17 gusht Papa drekon me t? pastreh?t dhe baballar?t e ndar?

T? diel?n m? 17 gusht, pas Mesh?s n? Shenjt?roren e Zoj?s Mari ‘Santa Maria della Rotonda’ n? Albano, ku t? margjinalizuarit do t? jen? protagonist?, dhe pas recitimit t? Engj?llit t? Zotit n? Castel Gandolfo, Leoni XIV do t? drekoj? me rreth nj?qind t? varf?r nga dioqeza e Albanos. Drejtori i Caritasit t? Albanos, Rossi: “T? gjith? jan? t? etur t? flasin me Pap?n, t’i tregojn? historit? dhe v?shtir?sit? e tyre”.

R.SH. / Vatikan

Të dielën, më 17 gusht, pas Meshës në Shenjtëroren e Zojës Mari ‘Santa Maria della Rotonda’ në Albano, dhe pas recitimit të lutjes së Engjëllit të Zotit në mesditë në Castel Gandolfo, Papa Leoni XIV do të drekojë në “Borgo Laudato si'” me rreth njëqind persona në situata varfërie, organizuar nga dioqeza e dioqezës së Albanos. Ata do të ulen në një tavolinë të vetme, të gjithë së bashku, nën tenda.

Drejtori i Caritasit dioqezan të Albano Laziale, Alessio Rossi thekson: "Të gjithë janë të etur të flasin me Papën, t'i tregojnë historitë dhe vështirësitë e tyre". Të ftuarit në drekën me Papën - njofton drejtori i Caritasit të Albanos për mediat e Vatikanit - "do të jenë të strehuarit e Shtëpisë së Pritjes 'Kardinal Pizzardo' për familjet dhe të miturit e Torvaianica. Të tjerë nga vendstrehimi 'Francesco' për burrat dhe baballarët e ndarë të social housing. Do të marrin pjesë gjithashtu të strehuarit e Shtëpisë së Pritjes ‘Don Orione’ të Anzios. Të strehuarit e Qendrës Ditore dhe Qendrës së Dëgjimit të Anzios dhe Nettunos, 'Crocicchio'. Do të kemi të gjithë të strehuarit e Qendrës së Dëgjimit të Albanos, në mensën e së cilës përfitojnë çdo ditë të paktën tridhjetë persona të pastrehë. Do të jenë gjithashtu disa persona të konsultores sonë në Aprilia, e cila ofron shërbime shoqërimi psikologjik".

Drejtori i Caritasit të Albanos shpjegon se " një nga zonat që po përballet me varfërinë është padyshim ajo përgjatë bregdetit: Anzio, Ardea, Tor San Lorenzo, Torvaianica. Këtu janë të pranishëm shumë persona të pastrehë, italianë dhe të huaj, të cilët kanë nevojë për dush, për t'u rruar, për shërbim lavanderie dhe për strehim gjatë natës". Në zonën e Castelli Romani, është një tjetër realitet varfërie, aty kryesisht "ka kryesisht familje të ashtuquajtura ' working poor', pra persona që, edhe pse punojnë, nuk arrijnë të menaxhojnë familjen e tyre për shkak të situatës së rëndë shëndetësore ose mungesës së punës. Këto familje nuk arrijnë, siç thuhet, fundin e muajit, dhe për këtë arsye marrin mbështetje ushqimore nga qendrat tona. Një për shembull është ai në Genzano".

Në vitin 2024 Caritas i Albanos ka ndihmuar 49.500 persona, 3.580 familje. Janë shpërndarë më shumë se 48 mijë vakte. Personat që, në dhjetë muajt e parë të vitit 2024, kanë marrë mallra jo ushqimore janë 13 mijë; janë shpërndarë më shumë se 4.480 mëngjese. Personat që kanë marrë asistencë mjekësore, në ambulancën e Caritasit, janë 473.

12 gusht 2025, 14:53