杏MAP导航

K?rko

Kushtimi p?rjetsh?m i Mot?r Flavia Peci n? Karmel n? N?nshat

Kushtimi p?rjetsh?m i Mot?r Flavia Peci - Maria Tereza e Jezusit F?mij? n? jet?n rregulltare t? Motrave Karmelitane. Riti i kushtimit u b? m? 26 gusht n? Kish?n e Sh?n M?hillit dhe Familjes s? Shenjt? n? Karmel, n? N?nsha

R.SH. / Vatikan

Kushtimi përjetshëm i Motër Flavia Peci - Maria Tereza e Jezusit Fëmijë në jetën rregulltare të Motrave Karmelitane. Riti i kushtimit u bë më 26 gusht në Kishën e Shën Mëhillit dhe Familjes së Shenjtë në Karmel, në Nënshat. Më hollësisht nga Vau-Dejës njoftimi i Violeta Marashit.

Violeta Marashi

KUSHTIMI I PËRJETSHËM I MOTËR MARIA TEREZA (FLAVIA PECI) - KARMEL

Në vitin Jubilar Shtegtarë të Shpresës, ditët e fundit të gushtit (26. 08. 2025), Bashkësia e Motrave Karmelitane në Nënshat, gëzoi në kushtimin e përjetshëm të Motër Flavia Peci, e cila me kushtimin e saj në jetën rregulltare mori dhe emrin moter Maria Tereza e Jezusit Fëmijë.

Kremtimi Eukaristik dhe riti i përkushtimit u kryesuan nga Imzot Simon Kulli në bashkëkremtim me etërit karmelitan dhe meshtarë të tjerë. Të shumtë ishin besimtarët, familjarët e motres dhe motrat rregulltare që u bashkuan në Kishën e Shën Mëhillit dhe Familjes së Shenjtë për të bashkëndarë gëzimin dhe falenderimin ndaj Zotit për dhuratën e kushtimit të motër Flavia Pecit.

Pas shpalljes së Ungjillit, meshtari karmelitan, Atë Emiljan Peci, thirri kandidaten për emër, ndërsa vetë motër Maria u përgjigj duke thënë: Ja ku jam, o Zot! Në fillim të fjalës së rastit Imzot Simon Kulli iu drejtua motër Flavias duke i thënë se “sot që i kushtohesh Zotit përgjithmonë ti Motër le familjen dhe gjithçka të botës dhe hyre në Karmel, në këtë vend përshpirtërie lutjeje dhe vëllazërie për të ndjekur Zotin besnik. Prandaj dije se Zoti Hyji yt, është Hyji i vërtetë. Duke vazhduar më tej vetë Shkëlqesia e Tij shtoi se jeta e kushtuar Zotit është dëshmi guximtare e krijuese në botën e sotme. Njëkohësisht edhe sfidë përballë njeriut bashkëkohor.

E në fund ipeshkvi uroj në këtë ditë të veçantë motër Flavian dhe shprehi gëzimin e tij duke i uruar me gjithë zemër që mbi të dhe në këtë bashkësi të motrave karmelitane të zbresin shpirti i Zotit me bekime të mëdha. Falënderoj Zotin për këtë dhuratë, falënderoj familjen që e edukuan dhe e shoqëruan me sakrifica dhe lutje; falënderoj kuvendin e motrave në Nënshat që e ndihmuan për të realizuar Kushtimin e saj në këtë familje rregulltare”.

Riti i kushtimit vazhdoi më pas me dialogun ndërmjet ipeshkëvit dhe kandidates përmes pyetjeve se: A dëshiron që me qëndresë të orvatesh rreth ecjes sipas Ungjillit dhe jetës sipas rregullave të Motrave Karmelitane për të arritur dashurinë e përsosur ndaj Hyjit dhe ndaj të afërmit? - Po, dua! Ndërkohë që në formulën e kushtimit Motër Maria Tereza u betua se po i kushtohej Hyjit të gjithëpushtetshëm për krejt jetën, kushtet e pastërtisë, varfërisë dhe të dëgjesës sipas Rregullit, Kushtetuës dhe Statutit të Rregullit të motrave të zbathura të së Lumes Virgjëres Mari të Malit Karmel. Eprorja e Motrave Karmelitane, Motër Martina Gjoka i dorëzoi të sapokushtuarës edhe velin dhe rruzaren shenjte si shenjë e kushtimit të saj, duke ruajtur të pa njollë besnikërinë ndaj të Fejuarit të saj Krishtit: duke dëshmuar kushtimin e plotë në shërbim ndaj Krishtit dhe trupit të tij, Kishës.

Me lutjen përfundimtare dhe bekimin solemn u mbyll e gjithë ceremonia e kushtimit të motrës Flavia Peci, që tashmë do njihet si motër Maria Tereza.

Violeta Marashi

29 gusht 2025, 13:35