杏MAP导航

K?rko

2019.08.06 alba, mare

Kur paqja, q? mendohet e pamundur, b?het realitet

N? p?rvjetorin e arm?pushimit shpallur nga IRA m? 31 gusht 1994, pik? kthese vendimtare n? procesin e paqes n? Irland?n e Veriut, kujtojm? fragmente nga fjalimi i mbajtur prillin e kaluar n? Universitetin Queen's, n? Belfast, nga nj? prej figurave kryesore n? Marr?veshjen e s? Premtes s? Madhe, n?nshkruar m? 10 prill 1998, nga ish-senatori amerikan George J. Mitchell.

R.SH. / Vatikan

Kjo paqe ishte mësim për botën në artin e së mundshmes. Atje ku të tjerët panë konflikt, njerëzit e këtij ishulli panë shpresë. Atje ku të tjerët panë përçarje, njerëzit panë mundësi. Atje ku të tjerët panë gjakderdhje, njerëzit panë shtigje drejt së nesërmes paqësore. Të nesërmes së përbashkët. Të nesërmes shumës. Kur arritëm një marrëveshje, kaq shumë vite më parë, pohuam se tragjeditë e së kaluarës lanë  trashëgimi vuajtjesh dhe se nuk mund t'i harrojmë ata që vdiqën ose u plagosën. Mbasi thamë se do të kujdesemi gjithmonë për familjet, që ndeshën me sfidat e shërimit.

Bëmë thirrje për një fillim të ri, një fillim në të cilin ia kushtuam veten pajtimit, tolerancës, besimit të ndërsjellë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut për të gjithë. Premtuam të angazhoheshim në çdo mënyrë praktike për pajtim dhe afrim. Ndonjëherë disa njerëz shpresëplotë mund të ndihmojnë në krijimin e një klime ndryshimi e cila, më pas, i përket secilit prej nesh. Shkrimtari amerikan James Baldwin dikur pati thënë:

"Jo gjithçka që e përballon mund të ndryshohet, por asgjë nuk mund të ndryshohet derisa ta përballosh".

Kam parë gati një shekull ndryshimesh, shumë prej tyre turbulluese, por shumë prej tyre edhe shndërruese. Gjatë gjithë këtij ndryshimi, diçka tjetër mbeti e pandryshuar për mua: besimi se asgjë nuk është e pakapërcyeshme, nëse ekziston vullneti i shpirtit njerëzor për të besuar në mundësinë e tjetrit. Idetë që dikur konsideroheshin absurde ose të ekzagjeruara, bëhen shpejt buka dhe gjalpi i kohës sonë. Kush mund të kishte besuar në mundësinë e paqes kur shpërthyen kaq shumë bomba, kur u ngritën kaq shumë barrikada, kur u shkelën kaq shumë premtime, kur kaq shumë pika kontrolli mbyllën rrugët?

Paqja nuk dukej e mundur në vitin 1968. As në vitin 1974. As në vitin 1981. Madje,  duhet ta pranoj, as në vitin 1998 kur, katër muaj pas Marrëveshjes, bombardimi i tmerrshëm i Omagh na tronditi thellë. Nuk ishim të sigurt nëse mund të çoheshim përsëri në këmbë. Por ia dolëm. Së bashku. Paqja u nxit, u ruajt, u inkurajua. Tani, sinqerisht, duket normale. Qytetet janë të ndritshme. Qytezat janë të zhurmshme. Fshatrat përgjatë kufirit të vjetër janë paqësore.

Nëse duam të vazhdojmë të përparojmë, është i nevojshëm një meditim i thellë dhe i duhur i së ardhmes. Duhet të shqyrtojmë se ku po shkojmë dhe si do të arrijmë të gjithë atje. Nëse e bëjmë mirë, rezultatet do ta ndriçojnë botën. Nëse e bëjmë keq, errësira mund të kthehet. Paqja që e krijuam dhe e gëzuam që nga viti 1998, duhet të lulëzojë. Puna është vazhdimisht e papërfunduar. Duhet ta pranojmë të kaluarën, por të mos jemi të detyruar prej saj. Është detyra jonë të ripërtërijmë vazhdimisht veten. E ardhmja qëndron në botën që e krijuam tashmë. Shumë punë është bërë. Duhet bërë shumë më tepër. Kemi nevojë për mendim aktiv dhe planifikim aktiv.

Mjerisht, jetojmë në një epokë ku shumë vende u shkatërruan. Luftëra civile. Fraksione kundërshtare. Marrëveshje dhe vende të fragmentuara. Shkatërrim i qëllimshëm. Dezinformim. Mosgatishmëri për të përqafuar progresin. Kjo po ndodh në të gjithë botën. Por këto vende mund ta shohin këtë ishull si dritë të angazhimit paqësor.

Pata fatin të merrja pjesë në hartimin e marrëveshjes. A ishte e lehtë? Sigurisht që jo. U deshën shumë vite. Dhe shumë durim, qëndresë, dëshirë, guxim. E bindje. Dhe  flijim personal e politik. Por në fund, pamë politikanë, zyrtarë publikë dhe njerëz të zakonshëm duke u bashkuar përtej ndarjeve.

Ndryshimi vjen nga një kombinim veprimesh personale

Që paqja të lulëzojë… kemi nevojë që studentët të takohen, personalisht dhe virtualisht…Nevojë, që nënat të takohen me nëna të tjera, madje, dhe ndoshta veçanërisht, me ato që kanë pësuar humbje.

Në të gjitha këto, duhet të paralajmëroj edhe se nuk mund të presim kurrë një rezultat të përsosur… Është joreale të presim që e ardhmja të jetë kopsht me trëndafila. Nuk është kurrë. Gjithmonë do të ketë një gjemb këtu e atje.

Ne duhet t'i mbajmë barrët së bashku. Nuk duhet të shpërqendrohemi nga zhurma e njerëzve mendjengushtë, që duan të ngushtojnë shtigjet e të menduarit tonë. Ne duhet të ndërtojmë konsensus. Ne duhet t'i përqafojmë vështirësitë… të dëgjojmë njëri-tjetrin. E ta dëgjojmë mirë.

Mos lejoni që pluhuri i bombave t’i errësojë erërat e ndryshimit... një grusht njerëzish plot shpresë mund ta krijojnë atë ndryshim. Shpresa takon shpresën. Dhe kjo shpresë krijon një valë dërrmuese.

E kam thënë edhe më parë, por ndonjëherë e vërteta duhet të përsëritet vazhdimisht: ajo që ndodh këtu, mund të ndodhë diku tjetër. Mund të ndodhë kudo. Mund të ndodhë edhe aty, ku nuk e mendon. Në viset, ku edhe sot mbretëron korrupsioni, braktisja, shkretimi, varfëria... E pritet grushti i njerëzve plot shpresë, që mund ta krijojnë atë ndryshim!

31 gusht 2025, 14:56