杏MAP导航

K?rko

John Henry Newman, a do t? jet? ai Doktor i Kish?s? ?far? do t? thot? kjo?

Pas nj? opinioni nga Dikasteri i Vatikanit p?r Doktrin?n e Fes? n? lidhje me doktrin?n e shquar t? Newman, Dikasteri p?r ??shtjet e Shenjtor?ve shqyrtoi m? pas "Positio-n” e p?rgatitur, duke ia paraqitur at? nj? komisioni teolog?sh dhe, m? pas, seanc?s plenare t? kardinal?ve dhe ipeshkvijve, an?tar? t? atij Dikasteri. Duke konfirmuar opinionin pozitiv t? Dikasterit t? Vatikanit, Papa tani mund ta p?rfshij? Newman-in nd?rmjet radh?ve t? doktor?ve t? shenjt?, si Doktori i 38-t? i Kish?s.

R.SH. / Vatikan

Atë P. Hermann Geissler, FSO, Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Miqve të Newman, ilustron mendimin e shenjtit anglez John Henry Newman dhe marrëdhënien e tij me Papët

Njëherësh me shumë miq të Newman në të gjithë botën, gëzohemi që, gjatë një audience të dhënë Kardinalit Marcello Semeraro, Prefekt i Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Çështjen e Sjenjtorëve, Papa Leoni XIV konfirmoi, më 31 korrikun e kaluar, mendimin pozitiv të seancës plenare të Dikasterit për Çështjet e Shenjtorëve lidhur me titullin Doktor i Kishës Universale, që së shpejti do t'i jepet Shën John Henry Newman.

Që nga shenjtërimi i tij më 13 tetor 2019, në Sheshin e Shën Pjetrit, zërat në favor të shpalljes së Newman “Doktor i Kishës" janë lartuar vazhdimisht. Në këtë drejtim, Konferenca e Ipeshkvijve të Anglisë dhe Uellsit i drejtoi një peticion zyrtar Selisë së Shenjtë, më pas i mbështetur edhe nga shumë Konferenca Ipeshkvijsh dhe shumë universitete, shoqata, urdhra dhe komunitete, përfshirë edhe Qendrën Ndërkombëtare të Miqve të Newman.

Pas një opinioni nga Dikasteri i Selisë së Shenjtë për Doktrinën e Fesë në lidhje me doktrinën e shquar të Newman, Dikasteri për Çështjet e Shenjtorëve shqyrtoi më pas "Positio-n” e përgatitur, duke ia paraqitur atë një komisioni teologësh dhe, më pas, disa javë më parë, seancës plenare të kardinalëve dhe ipeshkvijve, anëtarë të atij Dikasteri. Duke konfirmuar opinionin pozitiv të Dikasterit të Vatikanit, Ati i Shenjtë tani mund ta përfshijë Newman-in ndërmjet radhëve të doktorëve të shenjtë, si Doktori i 38-të i Kishës. Kushtet themelore për dhënien e këtij titulli janë shenjtëria e jetës ("sanctitas vitae") dhe epërsia e doktrinës ("eminentia doctrinae").

E gjithë jeta e John Henry Newman, Shenjtit të parë jo-martir anglez, ishte kërkimi i vazhdueshëm i shenjtërimit dhe i së vërtetës, jo abstrakte, por në kuadrin e fesë dhe të jetës së krishterë. "Motoja e kardinalit Njuman ‘Cor ad cor loquitur’ (Zemra i flet zemrës), na lejon të depërtojmë në kuptimin e jetës së tij të krishterë, si thirrje për shenjtërim, e përjetuar me dëshirën e flaktë të zemrës njerëzore për të hyrë në bashkim intim me Zemrën e Zotit. Ai na kujton se besnikëria ndaj lutjes na shndërron gradualisht në shembëllimin hyjnor. Intuita e tij mbi marrëdhëniet ndërmjet fesë e arsyes, mbi hapësirën jetike të fesë së dëftuar në shoqërinë e qytetëruar, e mbi nevojën e një edukimi largpamës, të bazuar mbi vlera, nuk qenë me rëndësi të madhe vetëm për Anglinë viktoriane, por vazhdojnë ende sot të frymëzojnë e shndrisin shumë njerëz në mbarë botën", pati thënë Benedikti XVI në Kofton Park të Birmingamit, gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit të 19 shtatorit 2010, pas Meshës së Lumnimit të kardinalit Xhon Henri Njuman .

John Henry Newman (1801-1890) është shenjtor i jashtëzakonshëm që i ndriçon besimtarët me jetën e tij

Udha e tij e brendshme është po aq bindëse, sa një roman, pohon Atë P. Hermann Geissler, FSO: pas kthimit në katolicizëm dhe studimeve të para, John Henry Newman u bë ministër i bashkësisë së tij anglikane, profesor në Oksford, predikatar i njohur dhe udhërrëfyes shpirtëror i shumë studentëve e besimtarëve. Së bashku me profesorë të tjerë, iu përkushtua ripërtëritjes së anglikanizmit në frymën e Etërve të Kishës ("Lëvizja e Oksfordit") dhe ndjekjes së dritës së ëmbël të Zotit.

Pas një beteje të gjatë të brendshme, në vitin 1845 u pranua në Kishën Katolike, asokohe grup i vogël dhe i përbuzur në Angli. Pas shugurimit të tij meshtarak, në Romë, themeloi Oratorin e parë të Shën Filipit, në Birmingham. Iu përkushtua shërbesës famullitare, themeloi një shkollë dhe universitet katolik dhe shkroi esè të shumta mbi problemet aktuale. Punonte shumë për përparimin e besimtarëve laikë, duke shoqëruar njerëz të panumërt në shtegtimin e tyre të besimit. Nuk kuptohej gjithmonë saktësisht, madje dyshohej për herezi, sepse reflektonte mbi çështje të reja, shumë përpara kohës së tij.

Kur Leoni XIII e emëroi kardinal, në vitin 1879, John Henry Newman u rehabilitua përfundimisht.

Newman ishte njeri i Zotit, predikues i guximshëm i së vërtetës,  edukator i madh, teolog dhe shkrimtar i shkëlqyer. Doktrina e pasur dhe e fuqishme e Newman-it, thellësisht e rrënjosur në Shkrimin Shenjt dhe Etërit e Kishës, u rizbulua në shekullin e 20-të nga teologë të mëdhenj si Romano Guardini, Erich Przywara, Edith Stein, Theodor Haecker, Henri de Lubac dhe Yves Congar, dhe në fund u njoh dhe u vlerësua nga Këshilli II i Vatikanit dhe Papët.

 "Newman një ditë do të jetë një Doktor i Kishës", i tha në mirëbesim Piu XII Jean Guitton. Gjoni XXIII e citoi Newman-in në letrën e tij të parë enciklike të 29 qershorit 1959, duke theksuar rëndësinë e tij për kërkimin e unitetit të krishterë. Pali VI vuri në dukje në një fjalim më 7 prill 1975 se Newman "sot bëhet dritë gjithnjë e më e ndritshme për të gjithë ata që kërkojnë orientim të saktë dhe drejtim të sigurt përmes pasigurive të botës moderne, një bote që ai vetë e parashikoi në mënyrë profetike". Gjon Pali II gjatë një audience të mbajtur më 27 prill 1990, për një grup miqsh të Newman, theksoi: "Misteri i Kishës ishte gjithmonë dashuria e madhe e jetës së John Henry Newman. Shkrimet e Newman-it pikturojnë një pamje jashtëzakonisht të qartë të dashurisë së tij të palëkundur për Kishën si  derdhje e pandërprerë e dashurisë së Zotit për njerëzimin në çdo fazë të historisë. Vizioni i tij ishte vërtet shpirtëror, i aftë të perceptonte të gjitha dobësitë e pranishme në strukturën njerëzore të Kishës, por po aq i sigurt për perceptimin e tij të misterit të fshehur përtej shikimit tonë material".

Benedikti XVI pati gëzimin ta lartonte Newman-in në dinjitetin e altarëve më 19 shtator 2010, gjatë një udhëtimi apostolik në Angli. Në vigjiljen e lutjes, mbajtur në prag të lumturimit të tij, Ratzinger mes tjerash theksoi:

"Në kohën tonë, kur relativizmi intelektual dhe moral kërcënon të minojë vetë themelet e shoqërisë sonë, Newman na kujton se, si burra dhe gra të krijuara sipas shëmbëlltyrës dhe ngjashmërisë së Zotit, ne u krijuam për të njohur të vërtetën, për të gjetur në të lirinë tonë përfundimtare dhe përmbushjen e aspiratave tona më të thella njerëzore. Me një fjalë, u krijuam për të njohur Krishtin, i cili është vetë 'rruga, e vërteta dhe jeta' (Gjn 14:6)".

Papa Françesku, përveç shenjtërimit të Newman më 13 tetor 2019, shprehu vazhdimisht vlerësimin dhe simpatinë e tij për kardinalin e shenjtë anglez, duke theksuar rëndësinë e mendimit dhe veprës së tij në ndërhyrje dhe fjalime të rëndësishme.

Po cilat janë temat ku doktrina e Newmanit ka rëndësi të spikatur?

Me rëndësi të veçantë është vetëdija e tij se Krishterimi është e vërtetë e gjallë, me origjinë hyjnore, që shpaloset në bashkësinë e Kishës, nën udhëheqjen e Shpirtit Shenjt, gjatë gjithë historisë. Reflektimet e tij mbi zhvillimin e doktrinës së krishterë dhe mbi kriteret për dallimin ndërmjet zhvillimeve të vërteta dhe të rreme janë shumë interesante dhe mund të ofrojnë udhëzimet edhe në debatet aktuale.

Newman ishte i bindur fuqimisht se transmetimi i fesë i besohet gjithë Kishës. Prandaj theksoi se, përveç shpalljes së qartë të barinjve, puna intelektuale e teologëve dhe dëshmia e guximshme e laikëve janë gjithashtu të nevojshme. Reflektimet e tij mbi konsensusin e besimtarëve mbeten frymëzuese, veçanërisht duke pasur parasysh një konspiracion të përtërirë ndërmjet pastorëve dhe laikëve, të cilin ai e mbështeti fuqimisht, si dhe përfshirjen e duhur të të gjithë besimtarëve, sipas karizmave dhe thirrjeve të tyre të ndryshme, në jetën dhe misionin e Kishës-communio.

Newman e shpjegoi me mjeshtëri udhëtimin e konvertimeve të tij në Apologia pro vita sua. Ky klasik i letërsisë moderne, shpesh i krahasuar me Rrëfimet e Shën Augustinit, ka gjithashtu rëndësi të qëndrueshme. Besimi në Zotin dhe dashuria për Kishën komunikohen kryesisht përmes dëshmisë personale. Për më tepër, hapja ndaj kthesës, lutja dhe kërkimi i së vërtetës, janë aspekte themelore të lëvizjes ekumenike.

Newman mund të na ndihmojë edhe të kuptojmë ndërgjegjen, duke kapërcyer kuptimet e njëanshme ose të gabuara. Reflektimet e tij mbi këtë temë qendrore theksojnë dinjitetin dhe parësinë e ndërgjegjes, por edhe rolin e domosdoshëm të Kishës në formimin e saj të duhur. Për Newman, ndërgjegjja është avokatja e së vërtetës në zemrën njerëzore, Vikari origjinal i Krishtit: vizion magjepsës.

Reflektimet e Newman mbi marrëdhënien ndërmjet besimit dhe arsyes, angazhimi i tij për arsim gjithëpërfshirës në shkolla dhe universitete, mësimet e tij, të frymëzuara nga Etërit e Kishës, mbi Virgjërën e Lume, Evën e dytë, leksionet e tij mbi justifikimin dhe eskatologjinë  personaliste, paraqitur në "Ëndrra e Gerontit", mbeten shumë të rëndësishme.

Newman u përpoq gjatë gjithë jetës të hidhte poshtë liberalizmin në fe, duke theksuar vërtetësinë e Krishterimit. Predikimet dhe romanet e tij, si dhe letrat e lutjet e panumërta, tregojnë se ai ia kushtoi veten këtij shërbimi të së vërtetës me ndjeshmëri, sinqeritet dhe delikatesë të madhe.

"Cor ad cor loquitur": sipas kësaj motoje kardinalore, ai u foli zemrave të të afërmve të tij dhe ia besoi punën e zemrës Jezu Krishtit Shëlbues. Një kumt i tillë zemër më zemër mund t'i prekë njerëzit edhe sot.

 

11 gusht 2025, 09:58