杏MAP导航

K?rko

2025.08.27 All'interno del compound cattolico di Gaza

At? Romanelli: n? Gaza pran? atyre q? vuajn?, si na k?rkon Zoti

Famullitari i famullis? dhe regulltar? t? tjer? t? Familjes Shenjte n? Rripin e Gaz?s, vendos?n t? q?ndojn? ‘p?r t’u sh?rbyer atyre q? kan? nevoj?, t? moshuarve, t? s?mur?ve". Lufta vazhdon: me t?, edhe bombardimet. Njer?zit kan? nevoj? p?r gjith?ka, por, u thot? meshtari mediave t? Vatikanit, "jemi n? duart e Zotit dhe besojm? se, me ndihm?n e njer?zve t? mir? n? t? gjith? bot?n, kjo q? po ndodh, do t? ndalet".

"Jemi këtu për Jezu Krishtin, për t'i shërbyer atij në Eukaristi! I shërbejmë në personin e të varfërve, të sëmurëve, atyre që vuajnë". Kjo është arsyeja pse Atë Gabriel Romanelli, së bashku me besimtarët që janë me të brenda kompleksit të famullisë së Familjes Shenjte në Gaza, zgjodhën një rrugë sa të rrezikshme, aq edhe të domosdoshme: të qëndrojnë pranë atyre që kanë nevojë, duke vazhduar "t'u shërbejnë të gjithëve".

Në famulli, Atë Romanelli është i pranishëm së bashku me meshtarë të tjerë nga Instituti i Fjalës së Mishëruar, me murgesha nga e njëjta familje fetare dhe me Motrat e Nënë Terezës. "Ne të gjithë kemi të njëjtat ndjenja - shpjegon prifti për mediat e Vatikanit - Duke parë nevojat e të moshuarve, të shqetësuarve, të trishtuarve të vuajturve dhe të paaftëve, e kuptojmë se Zoti na thërret, na kërkon të vazhdojmë t'u shërbejmë, përndryshe si do të mbijetonin këta njerëz, si do ta përballonin një jetë të pajetueshme?".

Shkatërrime, vdekje, lëndime...

Javët e fundit në Qytetin e Gazës situata është bërë veçanërisht e tmerrshme. Operacionet ushtarake vazhdojnë të intensifikohen e bombardimet janë shtuar në pjesë të ndryshme të qytetit - kujton Romanelli - "E ka më shumë vdekje, më shumë shkatërrime, më shumë lëndime. Kjo është situata e përgjithshme që, duke e shikuar me sytë e së së ardhmes, krijon pasiguri më të madhe për të gjithë: fakti që lufta do të mund të vazhdojë dhe faza tjetër mund të jetë e drejtpërdrejtë kundër Qytetit të Gazës" - kujton meshtari - kërkon të bëjmë edhe një herë thirrje për t'i dhënë fund konfliktit.

"Ne këtu, me thjeshtësi dhe përvujtëri të madhe, do ta vazhdojmë udhën e nisur! Nuk është e lehtë, por jemi në dorë të Zotit dhe besojmë se, me ndihmën e kaq shumë njerëzve të mirë në të gjithë botën, një ditë ky tmerr do të marrë fund".

27 gusht 2025, 16:23