杏MAP导航

K?rko

Imzot Oliverio Donato, arb?resh Imzot Oliverio Donato, arb?resh

Eparkia e Ungr?s, m? 30 gusht kuvendi dioqezan mbi tem?n “T? sjell?sh Krishtin n? ‘jet?n’ e njer?zimit”

“T? jesh protagonist i ungjill?zimit do t? thot? q? ?do i pag?zuar, burr? apo grua me vullnet t? mir?, ka nj? mision specifik q? rrjedh nga qenia e tij e krishter?, pra t? shpall? Krishtin, t? vendos? Krishtin n? qend?r t? jet?s s? tij”. K?shtu pohon episkopi i Eparkis? s? Arb?resh?ve t? Italis? Kontinentale me seli n? Ung?r, Imzot Donato Oliverio, duke prezantuar kuvendin XXXVIII dioqezan q? do t? mbahet m? 30 gusht.

R.SH. / Vatikan

“Të jesh protagonist i ungjillëzimit do të thotë që çdo i pagëzuar, burrë apo grua me vullnet të mirë, ka një mision specifik që rrjedh nga qenia e tij e krishterë, pra të shpallë Krishtin, të vendosë Krishtin në qendër të jetës së tij”. Kështu thotë ipeshkvi a Eparku i Eparkisë së Arbëreshëve të Italisë Kontinentale me seli në Ungro, Imzot Donato Oliverio, duke prezantuar kuvendin XXXVIII dioqezan – Kursin e Përditësimit Teologjik që do të zhvillohet në Katedralen “Shën Nikollës nga Mira” më 30 gusht.

Përimzot Oliverio “çdo besimtar i Eparkisë ka një mandat hyjnor, pra të pyesë veten çdo ditë: ‘Në çfarë mase i ndihmoj njerëzit të jetojnë një marrëdhënie personale me Jezu Krishtin, Zotin dhe Shpëtimtarin?'”. “Duke besuar në pjesëmarrjen aktive të gjithë Popullit të Zotit që Benedikti XV dëshiroi të mblidhte në Eparkinë e Ungrës, më 13 shkurt të vitit 1919 me Bullën Catholici fideles, duke i besuar detyrën për të vazhduar të jetë dritë e Lindjes në Perëndim.

I sigurt për përgatitjen për Kuvendin dioqezan besuar çdo famullitari dhe presbiteri”, Imzot Oliverio, fton të gjithë, “në ndërgjegjen e gëzueshme të takimit” në Ungër dhe përfundon me fjalët e Papa Leonit: “të ecim së bashku, me gëzim në zemër dhe këngë në buzë. Zoti është më i madh se mediokritetet tona: le të na tërheqë Ai! Të besojmë në providencën e Tij Hyjnore”.

Në Kuvendin e Eparkisë së Ungrës, pas përshëndetjes së imzot Oliverio është parashikuar një ndërhyrje e imzot Giuseppe Alberti, ipeshkëv i Oppido Mamertina-Palmi mbi temën “Të shpallësh Krishtin në botë”. Në fund të punimeve, do të prezantohet dokumenti final i kuvendit.

14 gusht 2025, 10:27