杏MAP导航

K?rko

Imzot Enrico Trevisi, ipeshk?v i Triestes Imzot Enrico Trevisi, ipeshk?v i Triestes

Thirrja e Ipeshkvit t? Trieshtes: “T? lutemi p?r paqen n? Gaza dhe n? mbar? bot?n”

N? nj? mesazh publikuar n? faqen e internetit t? dioqez?s, Imzot Trevisi fton ?do kish? dhe organ qytetar “p?r zemrim t? heshtur", n? m?nyr? q? t? mos m?sohemi me "at? q? ?sht? ?njer?zore dhe e paqytet?ruar", por t? t?rheqim v?mendjen te konfliktet q? gjakosin bot?n: jo vet?m Lindjen e Mesme e Ukrain?n, por edhe Sudanin e Kongon. "Paqja nuk ?sht? utopi shpirt?rore", pohon, "por rrug? e p?rvuajtur, e p?rb?r? nga gjeste t? p?rditshme"

R.SH. - Vatikan

Thirrje prekëse "për një çast lutjeje, çast zemërimi të heshtur", që do të mbahet nesër, e diel, më 27 korrik, në çdo kishë dhe realitet civil, për të dëshmuar "mosmiratimin e vendosur" të çdo konflikti. Në mesazhin e tij të publikuar në faqen e internetit të dioqezës, Ipeshkvi i Trieshtes, Imzot Enrico Trevisi, denoncoi me vendosmëri tmerrin e luftës, sot, si në të kaluarën, duke bërë thirrje për angazhim konkret dhe universal për paqen. "Nuk janë vetëm heronjtë dhe patriotët ata që paguajnë haraç" - deklaroi - "por edhe civilët e varfër, shpesh të pambrojtur, njerëz të të gjitha moshave: të vrarë, të internuar, të burgosur, të torturuar, të vdekur nga sëmundjet dhe uria".

Frontet e luftës

Imzot Trevisi u përqendrua tek konfliktet aktuale, që shpesh injorohen plotësisht nga media: "Nuk na thuhet gjë prej gjëje për katastrofën humanitare në Sudan, për shembull. E, shumë pak për torturën ruse të të burgosurve ukrainas të luftës dhe për rrëmbimin e fëmijëve ukrainas".

Shprehu, kështu, keqardhje të veçantë për situatën në Gazë, duke mos e harruar as mungesën e vullnetit diplomatik: "Ata me kokëfortësi refuzojnë të lënë hapësirë për diplomaci, por këmbëngulin tek shfarosja, përmes bombave dhe urisë, e edhe bombave mbi të uriturit dhe pengjet e përdorura si shantazh".

"Të mos lodhemi kurrë në lutje "

Ipeshkvi i kujtoi drejtpërdrejt palët në konflikt: "Ne i kërkojmë Shtetit të Izraelit, por i kërkojmë edhe Hamasit, të heqin rrethimin mbi popullsinë civile palestineze. Të dy janë fajtorë për atë që po ndodh, sepse të vendosur të fitojnë me çdo kusht, duke shkaktuar vdekje e masakra, edhe  të fëmijëve, të grave, të moshuarve".

 "Të mos lodhemi së luturi”

“Të mos mësohemi kurrë me atë që është çnjerëzore, e paqytetëruar; me atë që i bie ndesh planit të Zotit për njerëzimin"... Për këtë bëri thirrje Prelati, ndjekur nga një thirrje tjetër e fortë drejtuar të gjitha segmenteve të shoqërisë për t'u mobilizuar:

"Politikanët duhet të thërrasin ambasadorët për konsultim, shoqëria civile   të ngrejë zërin e saj dhe fetë duhet të nisin dialogun e pendesën".

Paqja, "rrugë e përvuajtur"

Në nivel lokal, shpresohet se edhe Trieshta do të angazhohet për veprimtarinë konkrete të veprimtarëve të paqes, për edukimin me mospërdorimin e dhunës, për drejtësinë e pajtimit.

"Paqja nuk është utopi shpirtërore: është rrugë e përvuajtur, me gjeste të përditshme, që gërshetojnë durimin dhe guximin, dëgjimin dhe veprimin. E sot, më shumë se kurrë, kjo kërkon praninë tonë vigjilente dhe krijuese".

26 korrik 2025, 14:56