杏MAP导航

K?rko

Samaritani i mir? Samaritani i mir?

T? meditojm? me Ungjillin e diel?s s? 15-t? t? vitit 'C': kush ?sht? i af?rmi im?

Faleminderit, o Jezus, p?r k?t? samaritan/e p?r t? gjith? “samaritan?t” e historis?, /p?r t? njohurit e t? panjohurit, /pik?risht si ky, t? cilit nuk ia dim?/as emrin, as mosh?n, as fytyr?n. /Faleminderit, o Jezus, p?r t? gjith? ata/q? s’mendojn? dhe aq p?r veten, /p?r sigurin? personale, p?r emrin e tyre t? mir?/por rrezikojn? seriozisht, sepse e marrin p?r zem?r/ fatin e ?do njeriu, q? e shohin si t? af?rm...

R.SH. – Vatikan

Njerëz të papërsosur e të prekur nga mëkati, të gjithë ne, nga njëra anë, nuk jemi të sigurt për çka është e mirë dhe e drejtë e, nga ana tjetër, na qëllon shpesh të mos jemi gati për të bërë mirë. Kjo është arsyeja për të cilën Zoti na jep urdhërimet. Hebrenjtë kishin më se 500 rregulla e ligje, sipas të cilave organizonin jetën dhe qëndrimet e tyre. E në Ungjillin e së dielës XV gjatë vitit kishtar (C), marrë nga kreu 10 i Shën Lukës (25-37), një nga dijetarët e ligjit përpiqet ta kapë në gabim Jezu Krishtin. Por Jezusi e bën t’u përgjigjet vetë pyetjeve, që i shtron ai. E ja se si…

25 Kur qe, u ngrit një dijetar Ligji dhe, me qëllim që ta provojë, e pyeti: 'Mësues, çka duhet të bëj për të fituar jetën e pasosur?' 26 'Çka shkruan në Ligj? - i përgjigji Jezusi - Si lexon atje?' 27 Dijetari iu përgjigj: ‘Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë fuqinë tënde, dhe me gjithë mendjen tënde edhe të afërmin tënd porsi vetveten!’ 28 Jezusi i tha: 'Mirë u përgjigje! Vepro kështu dhe do të jetosh!' 29 Por ai, duke dëshiruar të përligjej, e pyeti Jezusin: 'Kush është i afërmi im?'  30 Jezusi vazhdoi e tha: ‘Një njeri po zbriste prej Jerusalemit në Jeriho e ra ndër cuba. Këta e plaçkitën, e rrahën dhe ikën dhe e lanë veç gjallë. 31 Rastësisht po asaj rruge po zbriste një prift. E pa, iu shmang e vazhdoi rrugën. 32 Po ashtu edhe një levit, kur arriti aty, e pa, iu shmang dhe vazhdoi udhën. 33 Kurse një samaritanas, duke udhëtuar, kur erdhi tek ai dhe e pa, pati mëshirë për të, 34 iu afrua, ia lidhi plagët duke ia larë me verë e me vaj. Pastaj e vuri mbi shtazën e vet, e çoi në bujtinë dhe u kujdesua për të. 35 Të nesërmen, nxori dy denarë, ia dha bujtinarit dhe i tha: ‘M’u kujdes për të dhe, çka të shpenzosh më shumë, do t’i jap kur të kthehem’… 37 ‘Shko ? tha Jezusi ? e bëj edhe ti kështu!’” (Lk 10,25-37).

Të lutemi së bashku:

I ke zgjedhur me kujdes, o Jezus

pesonazhet e kësaj shëmbëlltyre.

I le të kalojnë së pari

cubat dhe fatkeqin, që u ra në dorë:

skenë, që përsëritej shpesh

në rrugët e pasigurta të asaj kohe.

Pastaj, mbërritën aty

njerëz të denjë për vlerësim e nderim,

meshtari dhe leviti,

tepër të zënë nga punët e tyre

për t’u ndalur e për t’u ndyer me gjak.

E së fundi, vure në skenë

të huajin, heretikun, të padenjin,

samaritanin, që shihej me dyshim.

 

Çka bëri ai, duhet të ketë qenë e befasishme

dhe të ketë hapur jo pak telashe.

Eh po, sepse vetëm ai, samaritani,

ndien dhembshuri,

humb kohën e vet për të shkretin e gjakosur,

i fashon plagët,

e çon në një vend të sigurtë

e, hollësi jo e paktë,

vë dorën në portofol.

 

Faleminderit, o Jezus, për këtë samaritan

e për të gjithë “samaritanët” e historisë,

për të njohurit e të panjohurit,

pikërisht si ky, të cilit nuk ia dimë

as emrin, as moshën, as fytyrën.

Faleminderit, o Jezus, për të gjithë ata

që s’mendojnë dhe aq për veten,

për sigurinë personale, për emrin e tyre të mirë

por rrezikojnë seriozisht, sepse e marrin për zemër

fatin e çdo njeriu, që e shohin si të afërm.

12 korrik 2025, 10:29