Srebrenica, Imzot Vuk?i?: t? paq?tojm? kujtes?n, e v?shtir? por e domosdoshme
R.SH. - Vatikan
Ndjenja e tij nuk ka ndryshuar kurrë, ka mbetur identike me ditën kur mësoi për masakrën e tmerrshme të Srebrenicës. "Nga njëra anë, ka mosbesim dhe tronditje përballë pafuqisë së bashkësisë ndërkombëtare për të parandaluar një tragjedi të tmerrshme si ajo dhe, nga ana tjetër, ka lutje për të vdekurit dhe solidaritet njerëzor e të krishterë me të vuajturit". Ndjenja të thella të zemrës që imzot Tomo Vuk?i?, kryeipeshkëv i Vrhbosnës, Sarajevës dhe president i Konferencës Ipeshkvore të Kishës Katolike të Bosnjë-Hercegovinës, i bashkëndan edhe me gjithë Kishën lokale: "Dhe këto ndjenjat tona rinovohen edhe përballë tragjedive të luftës që deri në ditët tona vazhdojnë të përsëriten. Sikur bota të mos kishte mësuar asgjë nga tragjeditë e mëparshme".
Nuk ka mësuar shumë
Që çështja e Srebrenicës i ka mësuar pak komunitetit ndërkombëtar dhe vetë Evropës, pohon imzot Tomo Vuk?i?, kryeipeshkëv i Vrhbosnës, Sarajevës, i cili është edhe president i Këshillit Ndërfetar të Bosnjë dhe Hercegovinës: "Është e vështirë - pranon ai në një bisedë me mediat e Vatikanit - të reflektosh se sa ka mësuar Evropa dhe komuniteti ndërkombëtar, edhe sepse duhet të mbahet parasysh se Evropa është një realitet kompleks: ajo nuk është vetëm Bashkimi Evropian. Megjithatë, duke u nisur nga konfliktet që shkatërrojnë botën, sigurisht që mund të thuhet se Srebrenica nuk ka mësuar shumë, ashtu si edhe konflikti në Ruandë dhe luftërat në vende të tjera".
Proces i gjatë
Tridhjetë vjet pas asaj masakre, plagët e thella të së cilës i mban ende mbarë njerëzimi, Imzot Vuk?i? ndalet te dimensioni i paqësimit të kujtesës, i cili mbetet ende një vepër e nevojshme por tejet e vështirë. "Është një proces i gjatë dhe kërkon shumë durim dhe këmbëngulje. Në të njëjtën kohë, është parakusht i faljes dhe pajtimit, të cilat, së bashku me drejtësinë, janë themelet e paqes së drejtë dhe të qëndrueshme. Kemi arritur disa rezultate, por ka ende shumë për të bërë. Në këtë kuptim mund të jetë një ndihmë shumë e çmueshme ehe Doktrina Sociale e Kishës".
Pajtimi nëpërmjet dialogut
Pajtimi i plotë në Bosnjë dhe Hercegovinë mund të arrihet vetëm duke vazhduar me promovimin e dialogut, përfshirë dialogun ndërfetar. Kjo është diçka që Kisha lokale e ka bërë për një kohë të gjatë, me të gjitha vështirësitë e pashmangshme me të cilat përballet, siguron kryeipeshkvi: "Për shembull, në Fakultetin tonë të Teologjisë, në Sarajevë, ofrohet një program masteri për vite me radhë, ku studiojnë studentë të besimeve të ndryshme, dhe ku japin mësim edhe profesorë ortodoksë dhe myslimanë. Për më tepër, në shkollat ??tona katolike, të ndjekura nga studentë të feve të ndryshme, mësohen fetë ortodokse dhe myslimane përveç katolicizmit. Kjo përpjekje është një vepër që përkon me punën e Këshillit Ndërfetar, të cilit unë i shërbej si president".
Detyra për të mos harruar
Detyra e kujtesës bëhet edhe më e nevojshme dhe aktuale sot, kur situata politike në rajon, prej disa vitesh, është karakterizuar nga shumë polemika politike, shpesh edhe kërcënuese: "Ne ipeshkvijtë e Kishës katolike, në një komunikatë, kemi shprehur shqetësimin tonë për shkak të sjelljeve të pamatura dhe deklaratave të pakujdesshme të disa përfaqësuesve politikë, të cilët, me veprimet e tyre, provokojnë një ndjenjë pasigurie dhe frike te njerëzit. Përveç kësaj, presim që edhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar të ofrojnë ndihmën e tyre për të gjetur një sistem zgjedhor të drejtë, por edhe për të kontribuar në zbatimin e reformës së nevojshme kushtetuese dhe ligjore".