杏MAP导航

K?rko

Emigrant? t? d?buar nga SHBA-ja pas mb?rritjes n? Venezuel?. Reuters/Leonardo Fernandez Viloria Emigrant? t? d?buar nga SHBA-ja pas mb?rritjes n? Venezuel?. Reuters/Leonardo Fernandez Viloria

SHBA, ipeshkvi i El Paso: "Migrant?t trajtohen pa dinjitet e pa respekt"

Imzot Mark Joseph Seitz denoncon shkeljet e t? drejtave themelore dhe klim?n e frik?s n? rritje. Kisha reagon me nisma mb?shtet?se dhe me ftes? p?r dialog

R.SH. / Vatikan

Dhimbja e tij është e madhe, e papërmbajtshme. Mund ta dallosh menjëherë nga toni i përgjigjeve, shqetësuese në çdo rrokje. Çdo fjali që shqipton Imzot Mark Joseph Seitz në bisedë me mediat e Vatikanit, është goditje e dhunshme për shpirtin e tij. I shkakton tronditje në ndërgjegje, duke dëgjuar ipeshkvin e dioqezës së El Pasos, në Teksas, dhe presidentin e Komisionit të Shërbimeve të Migrantëve dhe Refugjatëve të Konferencës së Ipeshkvijve Katolikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që përshkruajnë qëndrimin e ashpër të administratës amerikane ndaj mijëra njerëzve që braktisën vendin e tyre për t'i shpëtuar varfërisë, luftës dhe abuzimit.

Të drejtat e shkelura

Imzot Mark Joseph Seitz denoncon pezullimin dhe mungesën e respektit për të drejtat themelore që SHBA-të i konsideruan të patjetërsueshme që nga themelimi i tyre: “Në trajtimin që u rezervohet tani emigrantëve, po lihen mënjanë respekti themelor për dinjitetin e dhuruar nga Zoti dhe shqetësimi për mirëqenien e individëve e familjeve të tyre. Edhe parimet themelore po injorohen kur grupe të tëra njerëzish bëhen objekt i profilizimit racor”.

E të përvëlon edhe më shumë kur e dëgjon të flasë për shkelje të qarta të mbrojtjeve të sanksionuara në kushtetutën e lavdishme të yjeve dhe vijave, në çastin kur hap kapitullin e deportimeve masive të planifikuara, që tani po fillojnë të zbatohen pa asnjë ngurrim. “Këto zhvendosje - thotë - përfshijnë gjithashtu shkeljen e Kartës së të Drejtave: të drejtën për një gjykim të drejtë dhe atë që siguron mbrojtjen nga kërkimet dhe sekuestrimet e paarsyeshme. Ligji dhe rendi që qenë premtuar u zëvendësuan nga një gjendje kaotike dhe e rastit ndaj zbatimit të imigracionit, duke krijuar klimë frike dhe kërcënimi”.

Ipeshkvijtë amerikanë janë të frikësuar nga fakti se situata e krijuar për emigrantët po merr tone të rrezikshme dhe shpërthyese.

Dhe Imzot Seitz, zëdhënës i maktheve të vëllezërve të tij, thekson:

“Shumë grupe etnike paraqiten vazhdimisht si kriminelë, përdhunues, emigrantë të paligjshëm. Është një mënyrë e neveritshme për t’i çnjerëzuar. Në përgjithësi, ka një përbuzje të madhe për mirëqenien e të varfërve. Shërbimet dhe ndihmat sociale që janë udhë shpëtimi për të uriturit dhe të sëmurët, po pakësohen, ndërsa propozohen ulje të taksave që do t’i përfitojnë kryesisht më të pasurit”.

Reagimi i Kishës lokale

Në rrugët e shumë qyteteve ka pasur rritje të ndalimeve, të kontrolleve të përgjithshme dhe arrestimeve të konsideruara arbitrare, e nganjëherë edhe të paligjshme: ka edhe nga ata që janë prangosur ndërsa përpiqen të kalojnë pragun e një kishe për të marrë pjesë në Meshën e së Dielës. Një tendencë autoritare e konsideruar nga ipeshkvi si "masë aktuale e miratuar nga zyrtarët e imigracionit në të gjithë vendin. Administrata ka theksuar vazhdimisht se po ndjek kriminelët e dhunshëm, por realiteti është shumë i ndryshëm: emigrantët që nuk kanë kryer asnjë krim e shumica janë të ligjshëm po vihen në shënjestër. Madje kemi pasur raportime për njerëz të lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë qenë të përfshirë në këto veprime zbatimi në shkallë të gjerë".

Reagimi i Kishës katolike lokale nuk vonoi të vinte: nuk munguan deklaratat publike të dënimit, ndërsa shumë dioqeza koordinuan tubime masive, marshime paqësore dhe vigjilje të heshtura. Ipeshkvijtë, priftërinjtë, murgeshat dhe laikët kanë shprehur mospajtimin e tyre duke shkuar në gjykata dhe vende ku migrantët janë në shënjestër, për të siguruar respektimin maksimal të procedurave ligjore.

Pasojat e shkurtimit të financimeve për migrantët

Me shkurtimet e konsiderueshme të fondeve të politikave për migrantët dhe refugjatët, sistemi i bashkëpunimit ndërmjet qeverisë dhe Konferencës Ipeshkvnore, që zgjati për më shumë se 40 vjet në mirëpritjen e njerëzve që iknin nga lufta, uria dhe persekutimi, përfshirë ato fetare, është në krizë. E gjithë kjo është ndërprerë dhe Imzot Seitz nuk e pranon: “Qindra punonjës që ia kushtuan veten kësaj pune, humbën vendet e tyre të punës. Shërbimet Katolike të Ndihmës, një nga agjencitë më të mëdha që kujdeset për të varfrit dhe të uriturit jashtë vendit, ka humbur një të tretën e buxhetit. Kjo krijon një situatë e cila i shtyn edhe më shumë njerëz të detyrohen të braktisin vendet e tyre, gjë që është në kundërshtim me qëllimin e reduktimit të migrimit të parregullt në Shtetet e Bashkuara”.

Në dioqezën e tij të El Pasos, një qytet kufitar me Meksikën nga i cili mijëra burra, gra dhe fëmijë vijnë çdo vit në kërkim të ëndrrës amerikane, Seitz ka krijuar për refugjatët një fond ndihme që do të shërbejë për të ndihmuar ata që dëbohen sepse, shpjegon ai, ata që duhet të kthehen në vendin e tyre mund të përballen me kërcënime dhe varfëri më të mëdha, sesa ato nga të cilat kanë ikur: "Çka duan emigrantët e këtushëm është të jenë në gjendje të punojnë dhe të jetojnë në paqe në bashkësitë e veta. Shumë prej tyre janë fetarë dhe duan t’i shprehin mirënjohjen Zotit për bekimet e marra, pavarësisht vështirësive që përballen. Fatkeqësisht, shumë tani kanë frikë të shkojnë në Meshë. Druhen se mos arrestohen rrugës për në kishë ose, Zoti na ruajtë, gjatë liturgjisë".

Thirrje për bashkëpunim

Shumica e amerikanëve nuk e njohin realitetin  në të cilin jetojnë emigrantët ose kompleksitetin e rregullave të sistemit për menaxhimin e fenomenit të migracionit, megjithatë shumë janë të shqetësuar për gjithçka që po ndodh. "Si provë e kësaj," shton presidenti i Komisionit të Imigracionit të Konferencës së Ipeshkvijve Katolikë të SHBA-së, "vlerësohet se më 14 qershor, të paktën 5 milionë njerëz, demonstruan kundër këtyre politikave duke vërshuar në rrugët e qyteteve të shumta në të gjithë vendin. Për më tepër, sondazhet tregojnë vazhdimisht se një shumicë e madhe e amerikanëve në të gjithë spektrin politik, janë në favor të krijimit të një rruge drejt statusit të përhershëm ligjor për banorët e hershëm, diçka që ipeshkvijtë e SHBA-së e kanë mbështetur prej kohësh". Kur u pyet se si Konferenca Ipeshkvnore lokale po angazhohej me administratën për të arritur ndryshime në masat e imigracionit, Seitz dha një përgjigje lakonike: "Konferenca jonë Ipeshkvnore është vazhdimisht e angazhuar në komunikim me këtë dhe me çdo administratë tjetër. Ne kërkojmë të japim  kontribut moral, të bazuar në mësimet e Krishtit në lidhje me çështjet dhe ligjet në diskutim". Një ftesë për të bashkëpunuar e për të provuar t’i shërojmë plagët.

Mesazhi për ipeshkvijtë e SHBA-së

Çështja e politikave të administratës amerikane për migrantët dhe refugjatët është trajtuar tashmë vendosmërisht në letrën drejtuar Ipeshkvijve të Shteteve të Bashkuara, dërguar shkurtin e kaluar nga Papa Françesku. Në letër, Papa nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së respektit për migrantët, duke bërë thirrje për përgjigje mikpritëse dhe respektuese ndaj nevojave të tyre. Duke stigmatizuar politikat e deportimit masiv, Papa pohonte se shkelin dinjitetin njerëzor të shumë burrave, grave si dhe të familjeve të tëra, dhe se një shtet ligjor duhet t’i mbrojë të gjithë qytetarët, përfshirë migrantët.

Në të njëjtën kohë, Papa Bergoglio njohu "të drejtën e një kombi për të mbrojtur veten e edhe bashkësitë".

07 korrik 2025, 14:02