杏MAP导航

K?rko

Imzot Mariano Crociata, president i Komisionit t? Konferencave Ipeshkvore t? Bashkimit Evropian (Comece) Imzot Mariano Crociata, president i Komisionit t? Konferencave Ipeshkvore t? Bashkimit Evropian (Comece)

Rripi i Gaz?s: goditet famullia katolike. Imzot Crociata (COMECE), “d?nojm? ?do forme lufte dhe konflikti t? armatosur”

Imzot Crociata, n? krye t? Komisionit t? Konferencave Ipeshkvore t? Bashkimit Evropian, ndodhet q? dje n? Ukarin? p?r nj? vizit? tre-ditore n? shenj? solidariteti me popullin dhe Kish?n lokale. Lidhur me sulmet ndaj famullis? s? Gaz?s, ai shpreh "dhimbjen e tij p?r p?rhapjen e dhun?s" duke theksuar "kund?rshtimin e fort? ndaj ?do forme lufte dhe konflikti t? armatosur"

R.SH. / Vatikan

"Afërsia me komunitetin e vogël katolik të Gazës, i goditur në një në një kohë tejet të vështirë”, është shprehur nga Imzot Mariano Crociata, president i Komisionit të Konferencave Ipeshkvore të Bashkimit Evropian (Comece). Duke folur për sulmin izraelit të mëngjesit të sotëm kundër famullisë katolike të Familjes së Shenjtë, në Gaza, e cila strehon rreth 500 të krishterë të zhvendosur, Imzot Crociata deklaroi, në një njoftim, se "akte si ky ripërtërijnë dhimbjen tonë për përhapjen e dhunës dhe na shtyjnë të ripërsërisim me forcë kundërshtimin tonë të vendosur ndaj çdo forme lufte dhe konflikti të armatosur". Presidenti i Komisionit të Konferencave Ipeshkvore të Bashkimit Evropian (Comece) theksoi se "lufta, në çdo kontekst që zhvillohet, është gjithmonë një humbje e njerëzimit dhe një plagë për dinjitetin e çdo personi".

Imzot Crociata ndodhet aktualisht në Ukrainë për një vizitë solidariteti e edhe për këtë, thuhet në njoftim, “i bashkohem thirrjes së atyre që kërkojnë paqe dhe respekt për çdo jetë njerëzore, kudo qoftë ajo. Nga Ukraina, ku po përjetojmë të keqen dhe absurditetin e luftës dhe pasojat e saj të tmerrshme, dëshiroj t'i dërgoj një mesazh të sinqertë afërsie dhe solidariteti komunitetit të krishterë të Gazës, dhe të ngre zërin tonë si Komision i Konferencave Ipeshkvore të Bashkimit Evropian për fundin e luftës dhe respektimin e popullsisë palestineze”. Komisioni i Konferencave Ipeshkvore të Bashkimit Evropian (Comece) “do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje atë që po ndodh dhe të promovojë çdo iniciativë që mund të kontribuojë në një paqe të drejtë, të vërtetë dhe të qëndrueshme, si në Ukrainë ashtu edhe në Tokën e Shenjtë”. Udhëtimi në Ukrainë filloi dje, më 16 korrik, dhe do të përfundojë nesër më 18 korrik.

17 korrik 2025, 16:14