杏MAP导航

K?rko

Anija "Bel Espoir" Anija "Bel Espoir"

Paqja dhe dialogu n? Mesdhe, t? rinjt? e "Bel Espoir" n? Stamboll

Patriku Ekumenik i Kostandinopoj?s, Bartolomeu, priti disa nga pjes?marr?sit n? iniciativ?n "Med25 - Bel Espoir" t? udh?hequr nga kryeipeshkvi i Marsej?s, kardinali Jean-Marc Aveline. "N? nj? bot? t? munduar nga konfliktet, d?shmia juaj ?sht? edhe m? e ?muar", deklaroi Patriku

R.SH. – Vatikan

"Ju vini nga brigjet e Mesdheut, një det drite, por edhe lotësh. Keni lundruar aty ku shumë burra e gra kanë humbur jetën, duke ndjekur shpresën për një të ardhme më të mirë. Ndërsa ecni përgjatë bregdetit të kaq shumë porteve, keni dëgjuar britma ankthi, por edhe këngë solidariteti. Këtu, në këtë det të brendshëm të humanizmit tonë, po shkruhet sot një kapitull i ri në dialogun ndërmjet popujve, ndërmjet feve dhe ndërmjet brezave". Ky është një nga fragmentet më kuptimplote të fjalimit mbajtur të dielën, më 6 korrik, nga Patriku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu, i cili priti në Fanar disa pjesëmarrës në nismën "Med25 - Bel Espoir" të udhëhequr nga kryeipeshkvi i Marsejës, kardinali Jean-Marc Aveline.

Dialog, që paqja të mbizotërojë

Duke iu drejtuar besimtarëve pas liturgjisë hyjnore të kremtuar në katedralen e Shën Gjergjit, në veçanti shtegtarëve nga Franca, primati ortodoks theksoi rëndësinë e dialogut si mjet për zgjidhjen e çdo mosmarrëveshjeje, që paqja të mbizotërojë në botë. Të rinjtë, që po bëjnë një udhëtim me anije në Mesdhe, u nxitën të kenë guxim, të mos kenë frikë nga dialogu. Në një "botë të tensionuar, të munduar nga kaq shumë konflikte - në Ukrainë, në Tokën e Shenjtë, në Lindjen e Mesme, në Afrikë - dëshmia juaj si të krishterë të rinj është edhe më e çmuar", u tha Bartolomeu. Nga marsi deri në tetor, duke u nisur nga Barcelona dhe duke mbërritur në Marsejë, pothuajse dyqind të rinj të moshës 20 deri në 35 vjeç, nga të gjitha kombësitë, kulturat dhe fetë, të ndarë në tetë grupe, hipin me radhë në anijen “Bel Espoir”.

Duke iu përgjigjur thirrjes së Papës Françesku për paqen në Mesdhe, ata udhëtojnë nga njëri bregdet në tjetrin, duke marrë pjesë në sesione formimi për paqen, duke organizuar konferenca dhe festivale në çdo port dhe duke jetuar një përvojë takimi dhe vëllazërimi. Fryma është ajo e Takimeve Mesdhetare të Barit (2020), Firences (2022), Marsejës (2023) dhe Tiranës (2024). Të rinjtë koordinohen drejtpërdrejt nga kryedioqeza e Marsejës, e udhëhequr nga kardinali Aveline, së cilës Papa Françesku i besoi misionin e promovimit të paqes në Mesdhe. Ata do të ndalen në tridhjetë porte. Pas Stambollit, sot, 8 korrik, të rinjtë u nisën për në Greqi.

  (MED25 Bel Espoir, navire de l'AJD)
08 korrik 2025, 14:00