杏MAP导航

K?rko

2025.03.18 Madre Teresa con i bambini dell'orfanotrofio

N?n? Tereza, ekspozit? n? shkoll?n papnore Piu IX

Nga 25 korriku deri m? 5 gusht, shkolla papnore Piu IX, krejt af?r Vatikanit, i kushton nj? ekspozit? N?n? Terez?s, shenjtes shqiptare t? bamir?sis?. Tema: “N?n? Tereza: jeta, p?rshpirt?ria dhe mesazhi”

R.SH. - Vatikan

Nga 25 korriku deri më 5 gusht, shkolla papnore Piu IX, krejt afër Vatikanit, i kushton një ekspozitë Nënë Terezës, shenjtes shqiptare të bamirësisë. Tema: “Nënë Tereza: jeta, përshpirtëria dhe mesazhi”. “Fillojmë me meshën e orës 9.00, ndjekur nga Adhurimi Eukaristik”, shkruhet në posterin e organizatorëve, ku shpjegohet edhe se ekziston mundësia e nderimit të relikes së lumnimit të Nënë Terezës. Oraret e ekspozitës ndryshojnë nga dita në ditë, por nga 30 korriku deri më 1 gusht, shqiptarët që ndodhen në Romë, sidomos të rinjtë e pranishëm për Jubileun e Shpresës, mund të shkojnë nga ora 9 deri në orën 21, në via dei Cavalieri del Santo Sepolcro 1, një nga rrugicat, që çojnë drejt rrugës së madhe, në fund të së cilës ndodhet bazilika e Shën Pjetrit. Më 2 gusht, ekspozita është e hapur nga ora 9 deri në orën 11, per të mbetur sërish e hapur deri në orën 21, nga 3 deri më 5 gusht. Hyrja është falas.

29 korrik 2025, 14:11