杏MAP导航

K?rko

Nd?rroi jet? Kardinali Vingt-Trois, Kryeipeshk?v nderi i Parisit

Figur? e shquar n? Kish?n n? Franc?, Kardinali André Vingt-Trois nd?rroi jet? m? 18 korrik n? mosh?n 82 vje?. Ishte president i Konferenc?s Episkopale Franceze nga viti 2007 deri n? vitin 2013 dhe pastor i kryeqytetit p?r dymb?dhjet? vjet, nga viti 2005 deri n? vitin 2017.

R.SH. / Vatikan

I krijuar kardinal nga Benedikti XVI dhe kryeipeshkëv i kryeqytetit francez nga viti 2005 - deri në vitin 2017, Kardinali André Vingt-Trois ndërroi jetë të premten, më 18 korrik. E po të premten, më 18 korrik, në orën 18:00, në Katedralen Notre-Dame, në Paris, u kremtua një Meshë për shpirtin e në nderim të tij.

Njeriu i besuar i Kardinalit Lustiger

I lindur më 7 nëntor 1942 në Paris dhe i shuguruar prift në vitin 1969, në vitin 1988 André Vingt-Trois ishte ipeshkëv-ndihmës i dioqezës së tij të lindjes. Deri në vitin 1999, qe njeriu i besuar i Kryeipeshkvit, Kardinalit Jean-Marie Lustiger, duke siguruar, në veçanti, vazhdimësinë e qeverisjes së dioqezës gjatë udhëtimeve të shpeshta të kardinalit jashtë vendit. Në vitin 1999 Kryeipeshkvi Vingt-Trois u emërua Kryeipeshkëv i Tours. Ipeshkvnia e tij gjashtëvjeçare në këtë dioqezë u shënua, në veçanti, nga njohja zyrtare, në vitin 2001, e shtegtimeve në Île-Bouchard, vend i dukjeve të Virgjërës Mari, në vitin 1947.

Më 11 shkurt 2005, Gjon Pali II e emëroi  Kryeipeshkëv të Parisit. 12 vjetët e tij si Kryeipeshkëv i kryeqytetit francez e bënë bashkëbisedues   për median dhe udhëheqësit kryesorë politikë në Francë. Nga viti 2007 deri në vitin 2013, shërbeu edhe si kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Franceze. Mbrojtja e familjes, përfshirë edhe në kontekstin e debatit mbi martesën e të njëjtit seks, ishte një nga temat kryesore të shërbesës së tij ipeshkvnore.

Tërheqja në pension nga skena publike, për shkak të sëmundjes

Që nga marsi i vitit 2017, Kardinali André Vingt-Trois u detyrua të kufizojë aktivitetet e tij, i ligështuar nga sindroma Guillain-Barré, sëmundje që shkakton paralizë të pjesshme. Atëhere e njoftoi Papën Françesku për qëllimin: donte të tërhiqej nga detyra e Kryeipeshkvit të Parisit menjëherë pas ditëlindjes së tij të 75-të.

I shpallur kardinal nga Papa Benedikti XVI gjatë Koncistorit të 24 nëntorit 2007, me titullin Kardinal-Prift i Shën Luigjit të Francës, ai ishte anëtar i Kongregacionit për Ipeshkvijtë dhe i Kongregacionit për Kishat Orientale; shërbeu edhe si president - delegat gjatë Sinodeve mbi Familjen, në vitet 2014 dhe 2015.

Nderimet e Kishës së Parisit

Në një mesazh publikuar në faqen e internetit të CEF (Konferencës Ipeshkvnore Franceze), Kryeipeshkvi aktual i Parisit, Imzot Laurent Ulrich, i bëri homazh njeriut që – kujtoi  - "ishte shumë më tepër sesa kryeipeshkvi ynë: ishte bari, atë, shembull; për mua, vëlla në shërbesën ipeshkvnore dhe mik".

"Kërkoj që sot (18 korrik, shënim i redaktorit) në orën 17:00, kambana e madhe e Katedrales sonë të Notre-Dame de Paris dhe kambanat e të gjitha kishave famullitare të dioqezës të bien përmortshëm për secilin prej 82 viteve të tij, për t'u njoftuar kështu besimtarëve të Parisit kthimin e Kryeipeshkvit të tyre të Nderit e Zoti".

Vëmendje për të krishterët lindorë

Benedikti XVI e emëroi atë të dërguarin e tij të posaçëm në Liban në vitin 2009, gjatë Vitit Paolin, e me këtë rast u takua me të gjithë përfaqësuesit e Kishave Lindore në Liban, ashtu si dhe me udhëheqësit fetarë shiitë, druzë dhe sunitë. Gjatë presidencës së tij në Konferencën e Ipeshkvijve Francezë, punoi në lidhje të ngushtë me Papën Benedikti XVI për krizat në Lindjen e Mesme, si anëtar i Kongregacionit për Kishat Lindore. Në fillim të Sinodit të Kishave mbi Lindjen e Mesme të vitit 2010, Kryeipeshkvi Vingt-Trois theksoi mbështetjen e Kishave të Lindjes së Mesme nga Kisha Katolike në Francë "përmes themelimit dhe aktiviteteve të kongregacioneve të shumta në arsim dhe në ndihmë, dhe përmes shoqatave të mbështetura nga famullitë latine franceze, veçanërisht L'?euvre d'Orient".

L'?euvre d'Orient e përkujtoi sot në një komunikatë për "inteligjencën e tij strategjike, humorin në çdo situatë dhe gjykimin e tij, që e shoqëruan   jetën e parizianëve dhe katolikëve lindorë për shumë vite".

20 korrik 2025, 10:08