杏MAP导航

K?rko

M? par? n? Tale e pastaj, n? Rom?: t? rinjt? shqiptar? p?rgatiten p?r Jubileun

T? rinjt? e dioqez?s s? Lezh?s dhe t? asaj t? Rr?shenit u mblodh?n n? Tale t? Lezh?s n? nj? takim me lutje e reflektime, n? p?rgatitje p?r Jubileun e t? rinjve, q? do t? kremtohet n? Rom? nga 28 korrik deri m? 3 gusht. N? fund t? rrug?timit t? tyre shpirt?ror, mor?n si dhurat? Ungjillin sipas Gjonit, Fjal?n e Zotit, q? i ndihmon ta jetojn? Vitin Shenjt si p?rvoj?, e cila i fton t? b?hen burim drite p?r bot?n

R.SH. – Vatikan

Nga 28 korrik deri më 3 gusht, në Romë, kremtohet Jubileu i të Rinjve, që do të kulmojë me vigjiljen e lutjes me Papën Leoni XIV, të shtunën, më 2 gusht, në Tor Vergata të kryeqytetit italian, si edhe me meshën shenjte po në atë vend - simbol i Ditëve Botërore të Rinisë dhe i takimeve rinore – të nesërmen, e diel, 3 gusht. Edhe kremtimin eukaristik do ta kryesojë vetë Ati i Shenjtë.

Për t’u përgatitur për këtë Jubile, të rinjtë e dioqezës së Lezhës dhe të asaj të Rrëshenit u mblodhën në Tale të Lezhës në një takim shpirtëror, me lutje e reflektime, që shërbyen për të kuptuar më mirë ç’do të thotë kapërcim i Portës Shenjte të Jubileut dhe ç’rëndësi ka ky Vit Shenjt për çdo të krishterë. Për këtë qëllim shërbyen dy çaste të veçanta. Së pari, të rinjtë reflektuan mbi pengesat, që i ndalojnë të jetojnë me gëzimin, që buron nga Zoti. Së dyti, kapërcyen simbolikisht një portë, pas së cilës gjetën Ungjillin sipas Gjonit, dhuratë shpirtërore për ta. Por le të ndjekim më hollësisht informacionin e motrës saleziane Malvina Doçi...

Motër Malvina Doçi
07 korrik 2025, 13:43