杏MAP导航

K?rko

Prezantimi i sot?m i Manifestit n? Sall?n e Shtypit n? Vatikan Prezantimi i sot?m i Manifestit n? Sall?n e Shtypit n? Vatikan

Manifesti i t? rinjve t? krishter? t? Evrop?s: Kisha duhet t? na besoj?!

Dokumenti u paraqit m? 2 korrikun e kaluar n? Sall?n e Shtypit t? Selis? s? Shenjt?. ?sht? tekst, q? i v? t? rinjt? n? qend?r, duke u p?rpjekur t'u p?rgjigjet shkaqeve t? kriz?s demografike t? nj? kontinenti t? banuar gjithnj? e m? shum? nga t? moshuarit.

R.SH. / Vatikan

“I kërkojmë Kishës të na besojë. Na lejoni të shërbejmë dhe të rritemi”: kjo është zemra e mesazhit në Manifestin e të Rinjve të Krishterë të Evropës, paraqitur më 2 korrik 2025 në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë, në Vatikan. Dokument i guximshëm që, duke sfiduar kompleksitetin e një kontinenti gjithnjë e më të moshuar demografikisht, i vë të rinjtë në qendër dhe që, duke llogaritur mbështetjen e konferencave të shumta ipeshkvore, dioqezave, famullive dhe lëvizjeve kishtare, përpiqet t'u përgjigjet pyetjeve, që janë në bazë të kësaj zhvendosjeje demografike, sociale, ekonomike dhe politike. Përmes një mjeti të thjeshtë por të fuqishëm: të vihen për udhë!

Origjina e Manifestit

Entuziazmi i shumë të rinjve nga e gjithë bota, pjesëmarrës në projektin “Roma 25 - Santiago 27 - Jerusalem 33” mund të ndihet që në rreshtat e parë:

“Ne nuk jemi turistë shpirtërorë. Jemi shtegtarë vlerash - shkruajnë -  mbërrijmë me çanta shpine plot dyshime, plagë, këngë dhe shpresë. Me një siguri në zemrat tona: Krishti është gjallë. Na thërret”.

E nxitur nga Konferenca Ipeshkvnore Spanjolle, nisma është pjesë e shtegtimit baritor dhe ungjillëzues të nxitur nga Dikasteri i Vatikanit për Ungjillëzim në përgatitje të Jubileut. Shpallja zyrtare e Manifestit është planifikuar për të premten, 1 gusht 2025, në Bazilikën e Shën Marisë në Trastevere, në Romë, si pjesë e Jubileut të Rinisë.

Pas përshëndetjeve institucionale të Matteo Bruni-t, drejtor i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, ipeshkvi spanoll i Palencias,  imzot Mikel Garciandía Goñi, rrëfeu zanafillën e kësaj nisme, duke kujtuar se si projekti lindi ndërsa ai ndodhej në Mont Saint-Michel dhe, falë shtysës së Konferencës Ipeshkvnore Spanjolle, mori formë në një perspektivë evropiane, e cila “nuk mbaron në Romë, por fillon në Romë” për të vazhduar në Santiago, në vitin 2027 dhe në Jerusalem, në vitin 2033. Një itinerar që, sipas Atë Antonio Ammirati-t, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore Evropiane, është pjesë e punës së filluar pas Koncilit II të Vatikanit, që forcon bashkëpunimin ndërmjet Kishave të kontinentit, dhe merr përsipër ftesën e Papës Françesku për të “zhveshur rrobat e turistit dhe për të veshur ato të shtegtarit”.

 Të vihemi për udhë, sot!

Mesazh, që jehoi në fjalët e Imzot Graziano Borgonovo, nënsekretar i Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzim, i cili theksoi se si poeti madh Dante i dallonte shtegtarët në bazë të cakut të tyre: palmierët, ata që shkojnë përtej detit; shtegtarët, ata që shkojnë në shtëpinë e Galicisë; romejtë, ata që nisen drejt Romës. "Të ndjekësh Krishtin nuk do të thotë të ngulesh në një vend" - tha imzot Borgonovo, "por të lësh rehatinë, cinizmin, indiferencën. Të lësh gjithçka e të nisesh". Edhe fjalët e të rinjve në Manifest të kujtojnë një të ardhme që nuk mbaron, por që përmbushet "në jetën e pasosur, premtuar nga Ati Qiellor, pushtuar nga Biri Jezus, vulosur në ne nga Shpirti Shenjt". Ky, shtoi ai, është kuptimi i thellë i çdo Jubileu: të ringjallësh shpresën! 

 Kisha t'i dëgjojë të rinjtë

Mision jo i lehtë sepse, siç e pohoi Imzot Marco Gnavi, famullitar i Santa Maria in Trastevere, në Romë, rrethanat në të cilat jetojnë të rinjtë sot, ndikohen nga "ndryshime të dhimbshme". Shtegtimi nuk ofron përgjigje të thjeshta, por këshillon që Kisha t'i dëgjojë të rinjtë. Në këtë kuptim, duhet të pyesim veten se çfarë do të thotë "ne", brenda Kishës, në epokën e individualizmit dhe "Unë" - shtoi Imzot Gnavi, duke theksuar se "të rinjtë nuk i shmangen pyetjeve të kuptimit" e duke kujtuar edhe atë që është shkruar në Manifest:

"Ne i kërkojmë Kishës të na besojë. Të na lërë të shërbejmë e të na lërë të rritemi”.

Çfarë roli ka Kisha në të rinjtë e sotëm?

Lutje plot përvujtëri, që u mirëpritën nga Imzot Francisco José Prieto Fernández, Kryeipeshkëv i Santiago de Compostela, Spanjë, sipas të cilit duhet t'u japim gjithnjë e më shumë rëndësi fjalëve të Papëve mbi Evropën, dhe nga Patriarku i Jerusalemit të Latinëve, Kardinali Pierbattista Pizzaballa, i cili në një mesazh nga Toka e Shenjtë shprehu mirënjohje për itinerarin e ndjekur, të aftë për t’i bashkuar të krishterët "nga Jordania - në Qipro - e deri në Palestinë dhe Izrael" dhe që "mund të jetë një copë e vogël, për një botë të qetësuar". E njëjta shpresë që frymëzon Imzot Paolo Giulietti, Kryeipeshkëv i Lucca-s, Itali, sipas të cilit Manifesti duhet t’i rikthejë shtigjet drejt rrënjëve të tyre fetare.

Të frymëzuar nga këto dëshira, në kërkim të një institucioni të aftë për t'i vlerësuar dhe, për këtë arsye, të një Kishe që dëgjon, jo të përsosur, por të besueshme, shumë të rinj do të përpiqen të zbatojnë atë që është shkruar në Manifestin e të krishterëve të rinj evropianë. Një tekst, kujtoi më në fund i riu Fernando Moscardó Vegas, i lindur "nga një plagë dhe nga etja për kuptim”, por edhe nga një akt besimi dhe një thirrje për shpresë. “Nuk kemi ardhur për të bërë politikë - përfundoi ai - por për të shpallur Ungjillin, për të shpalosur një flamur shpirtëror dhe misionar”. Për të cilin sot mbarë Evropa ka gjithnjë e më shumë nevojë.

04 korrik 2025, 15:45