杏MAP导航

K?rko

UKRAINE-RUSSIA-CONFLICT-WAR

Kryeipeshkvi Kulbokas: m? t? shpeshta sulmet n? Kiev, d?me edhe n? nunciatur?

Nunci n? Ukrain? komenton gjendjen n? kryeqytet, ku dhjet?ra raketa ruse kan? goditur edhe lagjen ku ndodhet p?rfaq?sia papnore: "I pash? me syt? e mi dhe i d?gjova dron?t t? silleshin rreth nunciatur?s dhe sht?pive. Nuk e di se ?far? k?rkonin. D?gjuam disa shp?rthime, dy prej t? cilave shum? af?r. Selia jon? p?soi d?me n? ?ati, garazh dhe n? dhomat e sh?rbimit"

R.SH. – Vatikan

Nunciatura Apostolike në Kiev ishte ndër ndërtesat e shumta të goditura në sulmin masiv rus me dronë dhe raketa balistike kundër kryeqytetit ukrainas, natën ndërmjet 9 dhe 10 korrikut. U dëgjuan shpërthime të forta, filluan zjarre dhe pati viktima. U dëmtua edhe ndërtesa e përfaqësisë papnore në lagjen Shevchenkivskyi, për shkak të dronëve që goditën dy ndërtesat rezidenciale civile, në afërsi të saj, duke bërë që fragmentet të binin edhe mbi nunciaturën. Nunci apostolik, kryeipeshkvi Visvaldas Kulbokas, komenton gjendjen në terren për mediat e Vatikanit.

Shkëlqesia Juaj, cila është situata pas bombardimit të Kievit?

Sulmet kundër qytetit po bëhen gjithnjë e më intensive e më të shpeshta në krahasim  me tre vitet e fundit. Ajo që na shqetëson më shumë është fakti se dronët po vënë në shënjestër lagjet civile. I pashë me sytë e mi dhe i dëgjova disa dronë, që po silleshin rreth nunciaturës dhe shtëpive. Nuk e di se çfarë kërkonin. Dëgjuam disa shpërthime, dy prej të cilave shumë afër. Gjithashtu, pashë dëmet në banesa: njëra rreth 70 metra larg, një tjetër rreth 90 metra larg. Edhe selia jonë u dëmtua, si në ndërtesën kryesore – në çati - ashtu edhe në garazh dhe në dhomat e shërbimit. Mblodhëm rreth dhjetë fragmente mjaft të mëdha dhe mendoj se janë shkaktuar nga një dron e jo nga një raketë. Ne jemi mirë, nuk kemi pësuar dëme në njerëz. Por, sigurisht, është tronditëse të shohësh shpërthimet aq afër nesh.

Nunciatura ndodhet në një lagje qendrore të kryeqytetit…

Struktura ndodhet në lagjen Shevchenkivskyi, që është shumë e madhe. Këtu e kanë selinë shumë ambasada. Statistikat thonë se kjo është zona më e prekur, nëse nuk llogarisim qytetet pranë vijës së frontit, siç janë Zaporizhzhia, Kharkiv, Kherson, Odessa, Sumy. Pra, pas këtyre qyteteve, lagjja Shevchenkivskyi e Kievit është më e prekura nga e gjithë pjesa tjetër e Ukrainës, si përsa i përket numrit të raketave, ashtu edhe të dronëve. Nuk e dimë sa viktima pati gjatë këtij sulmi të fundit, sepse nganjëherë ky informacion dihet vetëm pas një, dy, ose tre ditësh, por çdo mëngjes, në meshë, lutemi gjithmonë për të gjitha viktimat. Sigurisht, këto sulme krijojnë disa vështirësi: për shembull, punonjësit tanë nuk mundën të shkonin në punë në kohë, sepse nuk ka mundësi për të lëvizur dhe rrugët duhej të pastroheshin nga sasi të mëdha mbeturinash dhe fragmentesh. E gjithë kjo na shtyn të lutemi edhe më intensivisht, duke i kërkuar Zotit të na japë dhuratën e paqes, nëse njerëzit nuk janë në gjendje ta arrijnë atë.

11 korrik 2025, 11:29