杏MAP导航

K?rko

Jezu Krishti kryq?zuar Jezu Krishti kryq?zuar

Korriku kushtuar Gjakut t? pa?muesh?m t? Krishtit

Korriku ?sht? muaji q? i kushtohet nga Kisha gjakut t? derdhur nga yt Bir, Jezu Krishti. Ndaj, o At? Hyj, po ta paraqesim sot Gjakun e pa?muesh?m t? Lumit Jezu Krisht! Rrjedht? e resht? mbi njer?zimin hire e bekime si shi jete!

R.SH. - Vatikan

Pas majit kushtuar nderimit të Zojës Mari dhe qershorit kushtuar Zemrës së Jezusit, erdhi korriku, muaj të cilin Kisha katolike ia kushton Gjakut të Paçmueshëm të Jezu Krishtit. 

Besimtarët e dinë se Gjaku i Krishtit është i plotfuqishëm. Na mbron e na shpëton nga të gjitha forcat e së keqes. T’i lutemi, që të mund të jetojmë të mbrojtur nga ky Gjak i Jezu Krishtit, i derdhur pikërisht për shpëtimin tonë. Në çdo kohë, në çdo vend, në çdo situatë! Të lutemi me fjalët tona, që na dalin nga zemra, duke pasur gjithnjë pranë Shkrimin Shenjt që kemi në Bibël.

Korriku është muaji që i kushtohet gjakut të derdhur nga yt Bir, Jezus. Ndaj, o Hy Atë,  po ta paraqesim sot Gjakun e paçmueshëm të të Lumit Jezu Krisht! Rrjedhtë e reshtë mbi njerëzimin Hire dhe Bekime Hyjnore si shi jete!

Uratë për muajin korrik, kushtuar Gjakut të Krishtit

Gjaku i Hyjnueshëm, që rrjedh nga venat e Jezusit - Zotit-njeri,

zbrit si vesë ringjalljeje mbi tokën e përlyer

e përmbi shpirtrat, gërbulur nga mëkati!

Të pres, o Gjaku i Krishtit tim!

Stërpike Kishën, botën, mëkatarët, Purgatorin….

Na ndihmo, na pastro,  na pushto,

na frymëzo, o Gurrë hyjnore jete!

E mos lejo që rrjedhën ta pengojë

indiferenca e mëkati!

Rrjedhtë e reshtë mbi njerëzimin hire si shi jete,

Si falje, në çastin e vdekjes,

e si lumni, kur shpirti të trokasë në portën e mbretërisë së Atit,

i larë me Gjakun tënd të Hyjnueshëm!

03 korrik 2025, 12:32