杏MAP导航

K?rko

Shpyll?zimi n? Amazon? (AFP ose licensuesit) Shpyll?zimi n? Amazon? (AFP ose licensuesit)

Kriza klimatike, nj? dokument q? thekson se "Kisha nuk do t? hesht?"

N? pragun e COP30, p?rfaq?sues t? Kishave t? Afrik?s, Amerik?s Latine dhe Azis? prezantuan n? Vatikan nj? dokument t? p?rbashk?t p?r klim?n. Ata kritikojn? gar?n globale p?r burimet strategjike dhe k?rkojn? drejt?sin? klimatike si nj? t? drejt? t? njeriut.

R.SH. / Vatikan

Sot në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë u prezantua një dokument mbi çështjet e drejtësisë klimatike, konvertimit ekologjik dhe kujdesit për Shtëpinë e Përbashkët. Një kërkesë për vëmendje ndaj këtyre çështjeve kaq të dashura fillimisht për Papa Françeskun dhe sot për Papa Leonin. E gjithë kjo është fryt i shqyrtimit kolektiv të Kishave të Afrikës, Amerikës Latine dhe Karaibeve dhe Azisë në përgatitje për COP30.

Dokumenti, në spanjisht dhe titullohet "Një thirrje për drejtësinë klimatike dhe shtëpinë e përbashkët: konvertimi ekologjik, transformimi dhe rezistenca ndaj zgjidhjeve të rreme", është hartuar nga Simpoziumi i Konferencave Ipeshkvore të Afrikës dhe Madagaskarit (SECAM), nga Federata e Konferencave Ipeshkvore të Azisë (FABC) dhe nga Këshilli Ipeshkvnor Latinoamerikan (CELAM), të koordinuara nga Komisioni Papnor për Amerikën Latine (PCAL).

"Dokumenti që po paraqesim – tha kardinali Jaime Spengler, kryeipeshkëvi i Porto Alegres, Brazil, President i CELAM dhe President i CNBB – nuk është një gjest i izoluar. Është fryt i një procesi sinodal, i një shqyrtimi shpirtëror dhe komunitar midis Kishave motra të Jugut të Botës: Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine dhe Karaibeve.

Dokumenti përmban pikat kryesore për mbrojtjen e mjedisit, propozimet dhe denoncimet e bëra nga Kisha, sipas Mësimit të Papa Françeskut dhe Papa Leonit XIV, në lidhje me krizën klimatike dhe çështjet që diskutohen në COP30. Sot ia paraqesim këtë dokument Papa Leonit XIV në fazën përgatitore të COP30. Mesazhi është i qartë: nuk ka drejtësi klimatike pa kthim ekologjik, dhe nuk ka kthim ekologjik pa rezistencë ndaj zgjidhjeve të rreme".

E në se problemeve të klimës u shtohen fenomenet e zgjerimit të sipërfaqes së shkretëtirës ose kërkesa për shfrytëzimin korrekt të pasurive natyrore, Afrika për Kishat e jugut të botës bëhet një pjesë vërtetë emblematike e Planetit. Në Afrikë e jo vetëm, si gjetiu, është e nevojshme të gjinden rrugë të tilla politike dhe ekonomike, që sigurojnë forma prodhimi bujqësor e industrial, të cilat respektojnë rendin e krijimit e, njëkohësisht, plotësojnë nevojat parësore të të gjithëve.

Celam, Fabc dhe Secam bëjnë thirrje në prag të COP30 në Brazil: jo "zgjidhjeve të rreme" dhe green capitalism, po drejtësisë klimatike dhe barazisë. Kisha angazhohet të mbrojë më të pambrojturit, të edukojë për ekologjinë integrale dhe të monitorojë marrëveshjet ndërkombëtare.

 

01 korrik 2025, 14:55