杏MAP导航

K?rko

Jezuit?t: At? Sosa th?rret epror?t e m?dhenj n? Rom? p?r "t'u lutur e reflektuar s? bashku"

"Nj? takim p?r t? soditur s? bashku Jezusin, Zotin e historis?, n? m?nyr? q? duke e kundruar at? t? mos humbim rrug?n." K?shtu At? Arturo Sosa, Eprori i P?rgjithsh?m i Shoq?ris? s? Jezusit, (Jezuit?ve) prezanton takimin e epror?ve t? m?dhenj t? thirrur p?r n? tetor t? ardhsh?m n? Rom?. Nj? takim p?r t? reflektuar mbi t? tashmen dhe t? ardhmen e urdhrit.

R.SH. / Vatikan

"Një takim për të soditur së bashku Jezusin, Zotin e historisë, në mënyrë që duke e kundruar atë të mos humbim rrugën." Kështu Atë Arturo Sosa, Eprori i Përgjithshëm i Shoqërisë së Jezusit, (Jezuitëve) prezanton takimin e eprorëve të mëdhenj të thirrur për në tetor  të ardhshëm në Romë. Takime të këtij lloji janë të rralla, por thelbësore: takime e fundit u zhvilluan në vitet 2000 dhe 2005. Nuk bëhet fjalë për një takim social apo operativ, por për një laborator idesh për të reflektuar mbi të tashmen dhe të ardhmen e urdhrit.

Eprorët e lartë përfshijnë eprorët provincialë, eprorët rajonalë dhe eprorin e përgjithshëm: ata janë përgjegjës për mirëqenien shpirtërore të jezuitëve, për emërimet dhe administrimin, por mbi të gjitha për promovimin e marrëdhënieve midis Kishës, shoqërisë dhe Jezuitëve, duke nxitur bashkëpunimin me laikët, duke trajtuar sfidat sociale e ekologjike dhe duke siguruar një formim të përshtatshëm në një botë në ndryshim.

“Kongregacioni i Përgjithshëm na ka nxitur të përgjigjemi me guxim ndaj shenjave me të cilat Shpirti Shenjt po na udhëheq për t’i shërbyer më së miri misionit që Zoti Jezus i ka besuar Kishës”, kujton Atë Sosa. Eprorët e lartë do të sjellin në Romë shpresat, pasionet dhe vështirësitë e mbledhura në rajonet e tyre për një shqyrtim të përbashkët që do të formësojë Shoqërinë universale të Etërve Jezuitë. Do të jetë, përfundon Eprori i Përgjithshëm, “një kohë lutjeje, bisede shpirtërore dhe reflektimi të përbashkët, si shokë dhe miq në Zotin”.

11 korrik 2025, 11:20