杏MAP导航

K?rko

Nj? procesion i t? krishter?ve n? Irak Nj? procesion i t? krishter?ve n? Irak

Iraku: vazhdojn? v?shtir?sit? p?r bashk?sin? e krishter? n? Vend

N? Lindjen e Mesme, gjithnj? e m? t? paq?ndrueshme, bashk?sia e krishter? n? vend mbetet prani "themelore", ve?an?risht n? luft?n p?r t? mbrojtur t? drejtat e njeriut. Kjo, deklarata e At? Karam Shahmasha-s, prift me origjin? nga Fusha e Ninives, n? nj? intervist? me mediat e Vatikanit.

R.SH. / Vatikan

Edhe pse sot Iraku nuk është më teatër persekutimi, siç ishte në të kaluarën, të krishterët e vendit vazhdojnë të jetojnë në kushte të vështira. Këtë deklaroi për mediat e Vatikanit Atë Karam Shahmasha, meshtar nga Fusha e Ninives, një nga zonat "më të dëmtuara gjatë themelimit të Shtetit Islamik, në vitin 2014, kur 120,000 të krishterë u detyruan të iknin nga Iraku.

Sot, prania e krishterë në zonë është zvogëluar në mënyrë drastike: sipas Atë Shahmashës, fshatra të tëra kanë humbur mbi 60% të banorëve vendas. Për më tepër, pavarësisht përmirësimit të përgjithshëm të sigurisë, diskriminimi vazhdon në nivel të lartë, veçanërisht në vendin e punës dhe në mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

Megjithatë, bashkësia e krishterë në Irak po reziston dhe po angazhohet në mënyrë aktive për rindërtimin e vendit. Atë Karam thekson se "Kishat janë plot gjallëri, me pjesëmarrje në Meshë, aktivitete rinore dhe nisma, si Takimi Rinor Ankawa, në të cilin marrin pjesë qindra të rinj". "Përpjekjet e Kishës Katolike në arsim janë gjithashtu të rëndësishme, me krijimin e Universitetit Katolik të Erbilit, projektuar për të mbështetur pakicat dhe për të nxitur kohezionin shoqëror. Pavarësisht vështirësive, bashkësia e  krishterë në Irak vazhdon t’i mbështesë vlerat e paqes e të dialogut dhe të ngrejë zërin që të dëgjohet në nivelin politik, në mbrojtje të të drejtave të njeriut - shpjegon meshtari.

09 korrik 2025, 12:34