杏MAP导航

K?rko

Imzot Angelo Massafra n? studio t? Vatican News me don Davi Xhuxha Imzot Angelo Massafra n? studio t? Vatican News me don Davi Xhuxha

Imzot Angelo Massafra: ipeshkvij sipas zemr?s s? Krishtit

K?t? fund jave q? kaloi, me rastin e shtegtimit jubilar n? Vatikan, kryeipeshkvi i nderit t? Shkod?r Pultit, imzot Angelo Massafra vizitoi redaksin? shqipe t? Radio Vatikanit -Vatican News. Me k?t? rast foli p?r dometh?nien e shtegtimit, simbolin e Palios, p?r d?shmin? e Martir?ve t? Kish?s katolike n? Shqip?ri, p?r misionin q? ka Kisha sot n? realitetin shoq?ror.

R.SH. / Vatikan

 Këtë fund jave që kaloi, me rastin e shtegtimit jubilar në Vatikan, kryeipeshkvi i nderit të Shkodër Pultit, imzot Angelo Massafra vizitoi redaksinë shqipe të Radio Vatikanit -Vatican News. Në bisedë me dom David Xhuxha, imzot Massafra ndalet te domethënie e shtegtimit në kuadrin e Vitit Jubilar të Shpresës 2025, përgëzon pasardhësin imzot Peragine për marrjen e simbolit të Palios nga Papa Leoni XIV, të dielën më 29 qershor, në festën e shën Pjetrit e Palit Apostuj.

Pastaj imzot Massafra flet “për pasojat e luftës e për rëndësinë e lutjes për dhuratën e shpresës që vjen nga kryqi i Krishtit. Këtë dëshmuan edhe martirët e Kishës katolike në Shqipëri. Kujton se në vitin 2026 ipeshkvijtë e Kishës katolike të Shqipërisë do të vijnë në Vatikan për vizitën e tyre Ad Limina Apostolrum, një vizitë që ipeshkvijtë katolikë bëjnë në Romë çdo pesë vjet për të nderuar varret e apostujve Pjetër dhe Pal dhe për të takuar Papën. Pastaj imzot Massafra uron që të gjithë, si besimtarë, të jemi gurë të gjallë të Kishës, duke imituar martirët tanë”. Po më hollësisht të ndjekim bisedën e dom David Xhuxhës me imzot Angelo Massafren:

Imzot Angelo Massafra
03 korrik 2025, 09:39