杏MAP导航

K?rko

MOTRA NABILA SALEH MOTRA NABILA SALEH

Gaza, apeli i motr?s Nabila: "t? gjith? qeveritar?t t? thon? nj? fjal? drejt?sie dhe paqeje"

Motra rregulltare aktualisht jeton jasht? Rripit t? Gaz?s, por zemra e saj ?sht? vazhdimisht e lidhur me famullin? e Familjes s? Shenjt?, ku p?r nj? koh? t? gjat? ka bashk?ndar? tragjedin? e luft?s. Misionarja kujton viktimat: portierin, njeri "shum? i mir?, i gatsh?m t? ndihmoj? ?do person" dhe Foumia, drejtoresh? n? shkollat e UNRWA-s: "Edhe pse e s?mur?, gjithmon? tregonte jet?n e saj. Shum? e mir? e bujare ndaj nevojtar?ve""

R.SH. - Vatikan

"Vuaj shumë për ta. U them të gjithë qeveritarëve të botës: mjaft! Thoni një fjalë drejtësie dhe paqeje! Mjaft, populli ka vuajtur shumë". Dëshmia e motrës Nabila Saleh, nga kongregata e Motrave të Rruzares, arrin në mediat e Vatikanit nga jashtë Gazës, ku ajo ndodhet aktualisht. Por muotra Nabile, me origjinë egjiptiane, për pesëmbëdhjetë vjet ka jetuar në qytetin e Gazës, fillimisht si drejtoreshë e shkollës private më të madhe në Rrip, pastaj duke bashkëndarë ditët e tmerrshme të luftës me të gjithë të zhvendosurit që kishin gjetur strehë në famullinë latine të Familjes së Shenjtë, e goditur dje, më 17 korrik, nga një bombardim izraelit. Për këtë komunitet kaq të provuar, shqetësimi i saj i pandërprerë.

"E di çfarë është lufta, mjaft!"

"Vërtet unë e di çfarë është lufta...". Motra Nabila është e dëshpëruar. Menjëherë dje ajo kontaktoi famullinë e Gazës ku ka jetuar, u interesua për të plagosurit, mësoi për viktimat. "Më thanë se kanë shumë frikë se bombardimet vazhdojnë dhe thonë 'mjaft, nuk kemi më forcë'". Mendimi shkon te të rinjtë, me të cilët ajo jetonte e punonte për mbështetje të rinjtë në arsim, vizitonte të sëmurët, të moshuarit, ata që kanë humbur jetën, bashkëpunonte me rregulltarët e festarët që mbajnë ndezur pishtarin e shpresës dhe që nuk e kanë mbyllur kurrë derën për të mirëpritur ata që ikin nga sulmet e luftës.

18 korrik 2025, 16:20