Ftesa e ipeshkvijve t? Perus? Leonit XIV, "prania juaj do t? rip?rt?rij? shpres?n e popullit ton?"
R.SH. / Vatikan
Një delegacion i Konferencës Ipeshkvore Peruane (CEP), i udhëhequr nga presidenti Imzot Carlos García Camader, ipeshkvi i Lurín, takoi Papa Leone XIV më 29 qershor në Vatikan në përfundim të solemnitetit të Shën Pjetrit dhe Palit Apostuj. Gjatë audiencës, ipeshkvijtë i dorëzuan Papës një letër me ftesën zyrtare për të vizituar Perunë. "Prania e tij do të ripërtërijë shpresën e popullit tonë, do të forcojë besimin e komuniteteve tona dhe do të jetë një shenjë e bukur bashkimi me Kishën universale", shkruajnë ipeshkvijtë, duke shprehur "dashuri të thellë dhe afërsi me Papën", i cili në Peru ka shërbyer si bari për shumë vite para zgjedhjes në udhëheqjen e Kishës Universale.
Në takim morën pjesë, ndër të tjerë, kardinali Pedro Barreto, Imzot Luis Alberto Barrera (Callao), Imzot Antonio Santarsiero (Huacho), Imzot Alfredo Vizcarra (Trujillo), Imzot Pedro Bustamante (Huánuco), Imzot Marco Antonio Cortez (Tacna dhe Moquegua), Imzot César Augusto Huerta (Sicuani), Imzot Ricardo García (Yauyos), Imzot Lizardo Estrada (Cusco), Imzot Raúl Chau (Arequipa), Imzot Juan Carlos Asqui (Tacna dhe Moquegua) dhe At Guillermo Inca, sekretar i përgjithshëm i shtuar iKonferencës Ipeshkvore Peruane (KIP). Ftesa u bë në përfundim të Meshës së kryesuar nga Papa në Bazilikën e Shën Pjetrit në vatikan me rastin e festës së apostujve të shenjtë Pjetër e Pal.