杏MAP导航

K?rko

2023.09.07 unita, mani, responsabilità

?el?si i fjal?ve t? Kish?s: e mira e p?rbashk?t

Doktrina shoq?rore e Kish?s Katolike, p?r t? cil?n po flasim n? k?t? cik?l emisionesh, ka nj? s?r? parimesh, q? p?rb?jn? bazat e m?simit t? saj mbi shoq?rin?. T? enjten e kaluar fol?m p?r njeriun, dinjitetin, t? drejtat e detyrat e tij. Sot, do t? p?rqendrohemi n? parimin e s? mir?s s? p?rbashk?t

R.SH. – Vatikan

Në paragrafin 164 të “Përmbledhjes së Doktrinës Shoqërore të Kishës” – bazë e emisioneve tona – theksohet se “prej dinjitetit, njësisë dhe barazisë së të gjithë personave buron para së gjithash parimi i së mirës së përbashkët, të cilit çdo aspekt i jetës shoqërore duhet t’i referohet për të gjetur plotësi kuptimi”. Aty gjejmë edhe përkufizimin e saj si “tërësia e kushteve të jetës shoqërore, që u mundësojnë qoftë kolektiviteteve, qoftë secilit anëtar, të arrijnë përsosmërinë më plotësisht dhe më shpejt”.

E mira e përbashkët nuk arrihet vetëm

E mira e përbashkët nuk është shumë e thjeshtë e të mirave të veçanta të secilit subjekt të shoqërisë. Njeriu nuk mund të gjejë plotësim vetëm në vetvete, domethënë pa pasur parasysh qenien e tij «me» dhe «për» të tjerët. Prandaj, asnjë formë e shoqërisë, nga familja te grupi shoqëror i ndërmjetëm, te shoqata, te ndërmarrja me karakter ekonomik, te qyteti, te krahina, te shteti, deri te bashkësia e popujve dhe e kombeve  nuk mund t’i shmangë pyetjet rreth së mirës së vet të përbashkët, që ia përcakton ekzistencën.

Fushat e veprimit të së mirës së përbashkët

Kisha ka reflektuar gjithnjë për të mirën e përbashkët, e cila ndryshon sipas epokave, por është gjithnjë e lidhur ngushtë me respektimin e njeriut dhe të të drejtave të tij. E mira e përbashkët i angazhon të gjithë anëtarët e shoqërisë: askush nuk është i liruar prej bashkëpunimit, sipas aftësive të veta, për arritjen dhe zhvillimin e saj. Të gjithë duhet të impenjohen për paqen, për organizimin e pushteteve të shtetit, për një rend të qëndrueshëm juridik, për mbrojtjen e ambientit, për shërbimet thelbësore në favor të njeriut, disa prej të cilave janë edhe të drejta të tij, si: ushqimi, vendbanimi, puna, edukimi dhe mundësia për kulturë, transporte, shëndet, qarkullim të lirë të informacionit dhe mbrojtje të lirisë fetare.

 Nuk duhet harruar as ndihma që çdo komb është i detyruar të japë për një bashkëveprim të vërtetë ndërkombëtar, për të mirën e përbashkët të mbarë njerëzimit, edhe për brezat e ardhshëm. Tingëllon ende aktual mësimi i Papës Piu XI: «Duhet të arrihet që shpërndarja e të mirave të krijuara, të cilën kushdo e sheh tani se sa shumë është shkak vështirësie, prej çekuilibrit të madh mes pak të stërpasurve dhe të mjerëve të panumërt, të bëhet sërish në përputhje me normat e së mirës së përbashkët dhe të drejtësisë shoqërore».

Detyrat e bashkësisë politike

Në paragrafin 168 të Përmbledhjes së Doktrinës Shoqërore, vërehet se “përgjegjësia për të arritur të mirën e përbashkët, përveçse çdo personi, i përket edhe shtetit, pasi e mira e përbashkët është arsyeja e ekzistencës së autoritetit politik”. Qëllimi i këtij të fundit është t’ua bëjë të arritshme personave të mirat e nevojshme  materiale, kulturore, morale, shpirtërore për një jetë vërtet njerëzore. Në këtë kuadër, “qeveria e çdo vendi ka detyrën specifike që të harmonizojë me drejtësi interesat e ndryshme sektoriale” e ky është një prej funksioneve më delikate të pushtetit publik. Veç kësaj, nuk duhet harruar se në shtetin demokratik, në të cilin vendimet merren zakonisht me shumicën e përfaqësuesve të vullnetit popullor, ata të cilëve u përket përgjegjësia e qeverisjes e kanë për detyrë ta intepretojnë të mirën e përbashkët të vendit të tyre jo vetëm sipas orientimeve të shumicës, por në perspektivën e së mirës efektive të gjithë anëtarëve të bashkësisë civile, përfshirë ata që janë në pozitën e pakicës.

E mira e përbashkët dhe përmasa e saj transhendentale

E mira e përbashkët, mëson së fundi Kisha, nuk mund të privohet prej përmasës së saj transhendentale, pasi ajo ka vlerë vetëm duke iu referuar arritjes së qëllimeve të fundme të njeriut dhe të së mirës së përbashkët universale të mbarë Krijimit. Kjo perspektivë e arrin plotësinë e vet me anë të besimit në Pashkët e Jezusit, që hedhin dritë të plotë mbi realizimin e së mirës së vërtetë të përbashkët të njerëzimit. Historia jonë, përpjekja personale dhe kolektive për ta lartuar gjendjen njerëzore, fillon e kulmon në Jezusin: falë Tij, nëpër Të dhe për Të, çdo realitet, përfshirë edhe shoqërinë njerëzore, mund të çohet drejt së Mirës së vet më të madhe, drejt plotësimit të vet.

17 korrik 2025, 10:00