杏MAP导航

K?rko

2019.05.14 Robotica  e Intelligenza artificiale - Conferenza organizzata dall' Accademia Pontificia delle Scienze

Celam: Inteligjenca Artificiale t? jet? mjet p?r drejt?si, p?rfshirje dhe zhvillim njer?zor

Celam publikon “Inteligjenca Artificiale: nj? perspektiv? baritore nga Amerika Latine dhe Karaibet”. Dokumenti analizon ndikimin shoq?ror dhe etik t? IA-s?, duke propozuar formimin, p?rfshirjen e m? t? varf?rve dhe rregulla p?r nj? zhvillim t? drejt?, n? p?rputhje me m?simet e Pap?s Leoni XIV

R.SH. – Vatikan

Titullohet “Inteligjenca Artificiale: një perspektivë baritore nga Amerika Latine dhe Karaibet”. Është kontributi i Kishës së Amerikës Latine dhe Karaibeve në debatin aktual mbi Inteligjencën Artificiale, ndikimin e saj shoqëror, kulturor dhe etik. Teksti prej rreth 100 faqesh ishte përgatitur me kohë, por u botua disa ditë pas zgjedhjes së Papës Leoni XIV, i cili, në fjalime të ndryshme, deklaroi se Inteligjenca Artificiale do të bëhej një nga përparësitë e papnisë së tij, veçanërisht në fushën e doktrinës shoqërore të Kishës. Grupi i punës, i formuar nga Këshilli Ipeshkvnor Latinoamerikan (Celam), ku bëjnë pjesë 22 Konferenca Ipeshkvnore të kontinentit, reflektoi mbi këtë argument, pas një asambleje të mbajtur në Porto Riko, në vitin 2023, ku pati marrë pjesë edhe ipeshkvi Robert Francis Prevost, Papa aktual Leoni XIV.

Pesë blloqe tematike dhe këshilla baritore

Dokumenti ndahet në pesë blloqe kryesore tematike: "Nocione të përgjithshme mbi Inteligjencën Artificiale" e "Historia dhe evolucioni i IA-së" janë dy të parat. Blloku i tretë titullohet "Aspektet etike, antropologjike dhe teologjike të IA-së", me një kritikë të asaj ideologjie, që përpiqet t’i kapërcejë kufijtë biologjikë përmes teknologjisë, duke lënë mënjanë transhendencën shpirtërore. Bëhet thirrje për një "algoretikë" (etikë për algoritmet), që promovon drejtësinë, përfshirjen dhe paqen, duke theksuar se IA-ja duhet t'i shërbejë zhvillimit të gjithanshëm njerëzor.

Blloku i katërt, "Zbatimet dhe ndikimet e IA-së", reflekton mbi mënyrën e ndikimit të IA-së në sektorë si ekonomia, politika, të drejtat e njeriut, shëndetësia, komunikimi social, arsimi, puna dhe ambienti. Blloku i pestë, "Thirrje për veprim: këshilla dhe propozime baritore", paraqet rekomandime konkrete, duke përfshirë: formimin e krerëve dhe të bashkësive kishtare në fushën e etikës dixhitale; përdorimin e IA-së për qëllime baritore, pa zëvendësuar takimet njerëzore; promovimin e rregullave, që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe parandalojnë abuzimet; hulumtimin e ndikimit shoqëror të IA-së në universitetet katolike; përfshirjen e popullsive me pak mundësi ekonomike në epokën dixhitale.

Sfidat etike për të ardhmen

“Entuziazmi dhe frika janë dy mënyra tejet njerëzore për të trajtuar çështjen e Inteligjencës Artificiale”, shkruan në hyrje të librit sekretari i përgjithshëm i CELAM-it, imzot Lizardo Estrada Herrera, ndihmësipeshkëv i Cusco-s. Kisha nuk dëshiron të ushqejë frikën ndaj teknologjisë dhe risive, por të kultivojë aftësinë e reflektimit, për ta përdorur si duhet këtë mjet të ri, duke përfshirë në këtë përdorim edhe të varfrit e kontinentit latinoamerikan.

Nga ana tjetër, ekziston mundësia e një përdorimi manipulues të Inteligjencës Artificiale, përmes së cilës mund të kontrollohet, në një farë mënyre, politika dhe ekonomia e, madje, edhe lufta, që ka përfshirë shumë zona të botës. Papa Leoni XIV, kur flet për Inteligjencën Artificiale e ndikimet e saj, bën shpesh një paralelizëm me revolucionin e parë industrial. Ai që po përjetojmë, në fakt, është revolucioni i katërt industrial, nëse jo i pesti. Për këtë arsye, Celam po mendon për një version më të përmbledhur të dokumentit, me një gjuhë më “popullore”, në mënyrë që reflektimi i ipeshkvijve të jetë i kuptueshëm dhe i vlefshëm për të gjithë.

08 korrik 2025, 16:17