杏MAP导航

K?rko

Famullia e Sh?n Tom?s s? Vilanov?s n? Castel Gandolfo, ku Papa do t? celebroj? Mesh?n t? diel?n m? 13 korrik Famullia e Sh?n Tom?s s? Vilanov?s n? Castel Gandolfo, ku Papa do t? celebroj? Mesh?n t? diel?n m? 13 korrik

Castel Gandolfo, famullia e Sh?n Tom?s: "Gati p?r t? pritur Pap?n Leoni"

E gjith? bashk?sia punoi pa u lodhur k?to dit? duke u p?rgatitur sa m? mir? p?r mb?rritjen e Leonit XIV, i cili do t? kremtoj? Mesh?n e s? diel?s nes?r, m? 13 korrik, n? k?t? perl? arkitektunike t? Berninit, sipas nj? augustiniani spanjol. Prifti i famullis?, Ati Tadeusz Rozmus, salezian polak: "U befasova k?ndsh?m nga gatishm?ria e njer?zve. Prania e Pap?s ?sht? shenj? uniteti".

R.SH. / Vatikan

Në zemër të Castel Gandolfos, afër Romës, Famullia Papnore e Shën Tomës nga Vilanova, Pajtori qiellor i së cilës është një augustinian spanjol, është bërë qendër takimi, feje, shërbimi. Bashkësia po përgatitet me entuziazëm për të mirëpritur Papën Leoni XIV, që nesër paradite do të kryesojë Meshën  e së dielës, 13 korrik, në orën 9:30.

"Sa herë mbërrin Papa, qyteti ndryshon: merr pamjen e festës" - pohon për mediat e Vatikanit Atë Tadeusz Rozmus, famullitar salezian i këtij vendi shenjt, diamant arkitektonik realizuar nga Gian Lorenzo Bernini, i porositur nga Papa Aleksandri VII. Pasi kaloi nga augustinianët te salezianët më 7 gusht 1926, famullia, shpjegon prifti, mbeti një "trashëgimi e bukur, e përbashkët".

Organizimi, punimet, përmirësimet

Që kur u njoftua festimi i kryesuar nga Papa, besimtarët, rregulltarët dhe vullnetarët i dyfishuan përpjekjet organizative, si logjistike, ashtu edhe shpirtërore. "Është si të përgatitesh për të mirëpritur një mysafir në shtëpinë tënde: pastron, organizon, kujdesesh për çdo skaj e skutë", komenton meshtari me origjinë polake. Ndërmjet përmirësimeve, duhen përmendur restaurimi i stemës papnore, përmirësimet teknike të strukturës së kishës dhe ndriçimi i ri. U morën masa edhe për t’i mbajtur ambientet të pastra e për të parandaluar praninë e zogjve. Por përtej vetë punës, forca lëvizëse pas kësaj përgatitjeje është bashkësia."U befasova këndshëm nga gatishmëria e gjithë këtyre njerëzve. Për shembull, grupe grash nga Opus Dei erdhën nga vende të ndryshme vetëm për të dhënë një dorë. Këto janë gjeste ndërtuese", pohoi me gëzim Atë Rozmu.

Shenjë uniteti

Edhe të rinjtë luajtën një rol themelor. "Ne e përfunduam oratorin veror javën e kaluar dhe ata menjëherë ofruan ndihmën me shërbesat liturgjike dhe urdhrat e shenjtë. Është e mrekullueshme t'i shohësh kaq të gatshëm për gjithçka, shton famullitari. Për bashkësinë, prania e Papës nuk është vetëm ngjarje, por sidomos, shenjë bashkimi: "Po jepet një dhuratë e madhe: udha sinodale na kujton se jemi Kishë për udhë, një gjë e vetme, pavarësisht nga bota, që vijon të jetë kaq e përçarë".

Në Castel Gandolfo, ku feja e natyra shkrihen në gjiret e kaltërsisë, famullia e Shën Tomës po përgatitet ta mirëpresë Pasardhësin e Pjetrit me shpirt mirënjohës:

“Duam që çdo hollësi të jetë shprehje e fesë sonë dhe e dashurisë sonë për Papën dhe Kishën".

12 korrik 2025, 15:27