杏MAP导航

K?rko

Kisha e Mar Elliasit n? Damask, e goditur t? diel?n e kaluar nga nj? sulm terrorist Kisha e Mar Elliasit n? Damask, e goditur t? diel?n e kaluar nga nj? sulm terrorist

Vikari Apostolik i Halepit: "N? Siri ka dhimbje, por nuk e humbim shpres?n"

Pas sulmit t? s? diel?s s? kaluar n? nj? Kish? greko-ortodokse n? Damask, Imzot Hanna Jallouf shpreh s?rish shqet?simin. "Njer?zit kan? frik?, shum? duan t? largohen nga vendi, por autoritetet na kan? siguruar se do t'i mbrojn? t? krishter?t. Jam i sigurt se e ardhmja do t? jet? m? e mir? se e kaluara".

R.SH: / Vatikan

“Ky sulm ka krijuar probleme serioze jo vetëm nga pikëpamja e stabilitetit social dhe ekonomik, por edhe nga pikëpamja e besimit". Vikari Apostolik i Halepit, në Siri,, Imzot Hanna Jallouf, në një intervistë për mediat e Vatikanit, shprehu dhimbje dhe shqetësim për sulmin terrorist që të dielën e kaluar në kryeqytetin sirian, Damask, goditi Kishën greko-ortodokse të Shën Elisë, duke shkaktuar vdekjen e mbi 20 besimtarëve të mbledhur në vendin e shenjtë për kremtimin e Liturgjisë Hyjnore.

"Nëse para aktit terrorist vetëm 20% e popullsisë mendonte të largohej nga kombi, tani përqindja ka shkuar në 90%: njerëzit kanë gjithnjë e më shumë frikë," pranoi ipeshkvi Jallouf, i cili megjithatë shpjegon se qeveria siriane e kishte siguruar atë se gjërat në të ardhmen do të përmirësoheshin gjithnjë e më shumë. "Autoritetet – detajoi ai – u kanë thënë të gjithë të krishterëve të qëndrojnë të qetë sepse jetët dhe pasuritë e tyre do të mbrohen dhe ruhen. Ata gjithashtu kanë siguruar mundësinë për të ushtruar besimin në liri të plotë. Ne kemi vërtet një shpresë të madhe".

Kundër frikës

Imzot Jallouf, më pas, u ka bërë thirrje të gjithë besimtarëve të Vikariatit të tij: "Mos kini frikë, sigurisht që e ardhmja do të jetë më e mirë se e kaluara. Por duhet kohë, duhet të kemi durim". Ndërkohë, sulmi i së dielës së kaluar u mor përsipër nga organizata ekstremiste sunite "Saraya Ansar al-Sunna". Grupi, me një postim në mediat sociale, kërcënoi "sulme të mëtejshme". Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Brendshme të Sirisë, përgjegjësi është arrestuar së bashku me anëtarë të tjerë të organizatës. Është sekuestruar gjithashtu edhe një sasi e madhe armësh dhe eksplozivi.

Ende shpërthime

Sot pranë një baze ushtarake të vendosur në bregdetin e distriktit të Jabla-s ndodhi një shpërthim i fortë që shkaktoi një kolonë të madhe tymi. Ende nuk është e qartë nëse shpërthimi u shkaktua nga një sulm ajror apo nga një mjet shpërthyes i vendosur brenda strukturës. Shpërthime të dhunshme janë raportuar edhe në qeverisjen e Latakias.

25 qershor 2025, 15:54