杏MAP导航

K?rko

Zemra e Shenjt? e Jezu Krishtit Zemra e Shenjt? e Jezu Krishtit

Kushtimi Zemr?s s? Jezu Krishtit

Muaji qershor i kushtohet Zemr?s s? Krishtit, p?r t'u kujtuar t? krishter?ve se nuk duhet ta harrojn? lutjen drejtuar n? m?nyr? t? posa?me k?saj Zemre, p?r t’ia kushtuar ?do dit?! Jezusi na thot?: “ M’a ?il zèrmen o njerì: Dishroj me ndej? me ty”! Jezu Krisht, zem?rbut? dhe i p?rvujt?. B?j q? zemra ime t'i p?rngjaj? Zemr?s sate!

R. SH. - Vatikan

Zemra e Shenjtë e Jezusit është një nga simbolet më intensive dhe shprehëse të fesë së krishterë, dhe përfaqësohet zemra e shpuar nga një shpatë, e rrethuar nga një kurorë me gjemba, e vendosur mbi një kryq dhe e ndezur nga dashuria për njerëzimin. Ky simbol përfaqëson dashurinë e pakushtëzuar dhe të mëshirshme që Jezu Krishti ka për njerëzimin, një dashuri që u manifestua përmes mundimit, vdekjes mbi kryq dhe ringjalljes së tij. Zemra e Shenjtë është pra simbol i atij devocioni që i fton besimtarët të sodisin dhe të imitojnë dashurinë flijuese të Krishtit. Devocioni ndaj Zemrës së Shenjtë të Jezusit ka rrënjë të thella në historinë e Krishterimit. Prandaj edhe lutemi:

“O Zemra e hyjnueshme e Jezu Krishtit, Ty po t’i kushtoj n’për Zemër të Zojës së  Bekuar, Nënës së Kishës, në bashkim me flijen eukaristike, lutjet e veprat, gëzimet e vuajtjet e kësaj dite, për shpërblim të mëkateve, për shëlbim të gjithë njerëzve, në hir të Shpirtit Shenjt e për lumni të Atit Qiellor. Amen!”.

Zemrës së Krishtit, simbol i fesë së krishterë

Zemra e Krishtit pohon se dashuria e krishterë është konkrete. “Secili nga ne, kur ndalohet në heshtje, ka nevojë të dëgjojë jo vetëm rrahjen e zemrës së vet por, më në thellësi, rrahjen e një zemre tjetër të besueshme, të perceptueshme me ndjenjat e fesë e gjithsesi shumë më reale: praninë e Krishtit, zemrës së botës. Ju ftoj, prandaj, të gjithëve të përtërini gjatë muajit qershor, devocionin për Zemrën e Krishtit, duke vlerësuar edhe lutjen tradicionale të kushtimit të ditës e duke pasur parasysh edhe ndjetet që i kam propozuar mbarë Kishës” (Benedikti XVI, qershor 2008).

Zemra e Krishtit, simbol i dashurisë së Tij

"Ai na ka dashur", thotë Shën Pali duke kujtuar Krishtin (Rm 8,37), për të na bërë të zbulojmë se nga kjo dashuri "nuk mund të na ndajë asgjë, asnjëherë"(Rm 8,39). "Por në të gjitha këto gjëra, ne jemi më shumë se ngadhënjyes, n[ saje të Atij që na ka dashur" (Romakëve 8,37). Ky varg thekson se, pavarësisht vështirësive dhe mundimeve, besimtarët nuk mund të ndahen nga dashuria e Zotit në Krishtin Jezus. Dashuria e Hyjit është më e fortë se çdo gjë, përfshirë vdekjen, jetën, engjëjt, principatat, të tashmen, të ardhmen, fuqitë, lartësinë, thellësinë dhe çdo krijesë tjetër (Romakëve 8,38-39). Ky varg është një pohim feje, besimi dhe fitoreje, duke theksuar se besimtarët, falë dashurisë së Zotit, mund të kapërcejnë çdo sfidë.

"Zemra e Jezu Krishtit e hapur na paraprin dhe na pret pa kushte, pa asnjë kërkesë paraprake, që të mund të na dojë dhe të na dhurojë miqësinë e tij: Ai na deshi i pari (shih 1 Gjn 4,10). Falë Jezusit ne "e njohëm dhe e besuam dashurinë që ka Zoti për ne" (1 Gjn 4,16).

Në një libër të vjetër uratësh në shqipe gjetëm këtë fjalë, që në këtë festë, e përherë, Jezusi na thotë: 

M’a çil zèrmen o njerì: Dishroj me ndejë me ty”! 

Jezu Krisht, zemërbutë dhe i përvujtë. Bëj që zemra ime t'i përngjajë Zemrës sate!.

01 qershor 2025, 18:36